Prof.Asoc.Dr. Anila PAPARISTO
Prof.Asoc.Dr. Elvira FETAHU
Prof. Flamur BIDAJ
Të mësuarit bazuar në kompetenca është një koncept, i cili ka marrë një interes të veçantë në institucionet e arsimit të lartë në rajon dhe Europë për shkak të ndryshimeve që ka pësuar tregu i punës dhe problematikave që lidhen me punësimin. Nën këtë tematikë në Vjeshtën e vitit të kaluar u organizua vizita studimore me titull “Edukimi i bazuar në kompetenca; bazat, prespektivat dhe implementimi” në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, Vienë, Austri, ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha niveleve, nga disa shtete përfshirë edhe Shqipërinë, e cila u përfaqësua nga profesoreshat A. Paparisto dhe E. Fetahu si anëtare të grupit HERE Erasmus + për Shqipërinë.
Rëndësi të veçantë edukimi i bazuar në kompetenca ka lidhje me raportin që IAL duhet të ndërtojnë midis studentëve që ato diplomojnë, njohuritë me të cilat i pajisin si dhe bashkëpunimit me aktorë të tjerë si biznesi dhe sipërmarrja private.
Digjitalizimi i shpejtë i çdo hallke të shoqërisë dhe kërkimit po na drejton drejt përmbysjes të shumë miteve, në të cilat kemi besuar, e mbi të cilat kemi ndërtuar jetën tonë; individualizimi po shndërohet gjithnjë dhe më shumë në një karakteristikë të gjallë dhe jo më opsionale të shoqërisë dhe kërkimit. Ndryshimet demografike kanë çuar drejt formimit tënjë shoqërie fluide dhe në lëvizje; cilësitë e jetës dhe rritja e ndërgjegjësimit, për një jetë të shëndetëshme dhe kreative kanë çuar drejt një ndryshimi global, i cili reflektohet edhe në nevojën e shoqërisë, për të riformatuar e rikonceptuar sistemin e saj të transmetimit e formimit të dijes dhe aftësive.
Institucionet e Arsimit të Lartë së fundmi në të gjithë botën po përballen me këto sfida. Mes tyre e të tjerave ata po gjenden përballë pikpyejtjeve mbi “listat” e njohurive dhe aftësive të përshtatshme, që studentët e tyre duhet të dinë e të njohin, të cilat mund të jenë të përshtatshme për përgatitjen e profesionistëve të zotë e të aftë, që të përballin atë që do vijë në vitet e ardhshme.
Institucionet e Arsimit të Lartë, përveç dilemave të tyre mbi njohuritë e aftësitë në të cilat duhet të vënë theksin në fusha të ndryshme të ekspertizës, gjithnjë dhe më tepër po përballen edhe me një nevojë të shtuar e gjithnjë në rritje të industrisë për specialistë më të aftë, teknikë të zotë, të cilët duhet të dinë të performojnë nga ana praktike me cilësi të lartë, të jenë kreativë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë miqësore me teknologjinë, gjithmonë në përmirësim e zhvillim.
Kjo kërkesë ka sjellë në dukje çarjen e thellë mes ofertës univeristare dhe kërkesave të tregut. Të diplomuarit arrijnë sot në shumicën e rasteve në tregun e punës me mungesa të theksuara, në lëmin e aftësive të transferueshme, të cilat gjithnjë e më tepër po bëhen thelbi i referencës së kërkesës jo vetëm në tregun e punës, por edhe më gjerë.
Ndërkohë që kërkesa ka evoluar, njohuritë dhe aftësitë po ridimensionohen dhe shoqëria po riformaton qëndrimin e saj edhe kundrejt rrugës së formimit të dijes e përgatitjes së specialistëve të së ardhmes.
Përpos kërkesave të tregut dhe zhvillimit, në shumë raste akoma ka universitete që vazhdojnë të mbeten në një mësimdhënie klasike me ligjërata të stilit tradicional dhe mekanizma, të cilat tentojnë akoma të ndërrojnë më shumë “lloje burokratësh” riprodhues të dijes se sa njerëz të pavarur dhe inovatorë që përshtasin e zhvillojnë atë dijen dhe aftësitë në përputhje me qëllimet dhe nevojat duke mos u mjaftuar asnjëherë vetëm me atë që dinë e bëjnë.
Por, pavarësisht këtij realiteti,ka dhe shumë universitete në botë që tashmë e kanë marrë në dorë fatin e tyre duke evoluar drejt një qasje më të qëndrueshme ndaj të mësuarit, duke e kombinuar atë me përdorimin e metodave ndërvepruese, të cilat kanë si synim zhvillimin në nivel personal në përputhje me individualitetin e gjithësecilit dhe në përgjigje të kërkesave të kohës.
Mësimdhënia, si detyra kryesore e një universiteti gjithnjë e më tepër po ndërtohet bazuar mbi një mirëkuptim të përbashkët mes mësimdhënësve dhe studentëve duke ndikuar që jo vetëm të shkojmë drejt një mësimi me në qendër studentin, por të kemi gjithashtu mësimdhënës, të cilët synojnë drejt zhvillimit tek studentët e tyre të kompetencave dhe rezultateve të të nxënit, të cilat gjejnë pasqyrim në përmbajtje, përcaktojnë zgjedhjen e metodave të mësimdhënies dhe formojnë njëkohësisht bazën e përmbajtjes së vlerësimit të performancës së tyre.
Këto ndryshime po bëjnë që roli i mësimdhënësve universitarë të evolojë nga ai i një drejtuesi dhe formatuesi të dijes, drejt zgjerimit të rolit të tyre në atë të lehtësuesve dhe mbështetësve të proçeseve mësimore dhe ndryshimit.
Programet e formimit akademik dhe universitar po shohin gjithmonë dhe më tepër mundësinë për të ndryshuar boshtin e orjentimit të tyre nga ai disiplinor drejt atij profesional, të drejtuar nga kërkesa, për të qenë konkurrues, dhe për të garantuar me forcë cilësinë dhe formimin shumëdimensional dhe transdisiplinor.Ky ndryshim pasqyrohet në mënyrë rrjedhëse edhe në orjentimin e mësimdhënies drejt mësimdhënies me në qendër studentin, e orientuar nga rezultatet e të nxënit dhe kompetencat, sa më inovative si në drejtim të përmbajtjes, metodave dhe teknologjisë që përdoret për realizimin e saj.
Mësimdhënia e bazuar në kompetenca po shndërrohet sot në motorin lëvizës të zhvillimit të shoqërisë së dijes. Ajo ka formatuar një sërë karakteristikash të reja të mësidhënies dhe mësimnxënies universitare, mes së cilave dhe përfshirja aktive e të gjithë pjesëmarrësve në proçes; motivimin dhe gjithëpërfshirjen e studentëve, të cilët përmes kësaj strategjie marrin përgjegjësi për të mësuarit e tyre.
Lexo: Hapet Akademia “Aftësi për Punë” – Shkolla Verore 2019
I mësuari me kompetenca e ka drejtuar filozofinë universitare drejt situatave praktike ku studentët veprojnë si partnerë të vlerësuar në proçesin mësimor. Ai ka ndihmuar në qartësimin e rezultateve të të nxënit, që duhet të arrihen gjatë procesit të formimit akademik si dhe ka lehtësuar ngjyrimin e qasjes didaktike mes rritjes së diversitetit metodologjik për realizimin me sukses të rezultateve të të nxënit.
I mësuari me kompetenca drejton punën e mësimdhënësve drejt një proçesi të integruar e të domosdoshëm që bazohet në analizën e të mësuarit mbi bazën e vlerësimit të performancës të rezultateve të të nxënit si dhe frymëzon rritjen e mundësisë së eksplorimit të dijes edhe përmes mësimit online si pasurim metodik i mësimdhënies, duke lejuar kështu një shkallë më të lartë të autonomisë në realizimin e proçesit të të mësuarit, për sa i përket kohës dhe vendit të realizimit të tij, si për studentët po ashtu edhe për mësimdhënësit universitarë. Mes aplikimit të të mësuarit me kompetenca mësimdhënia dhe mësimnxënia sot gjithmonë e më tepër po tenton të drejtohet drejt aplikimit dhe veprimit!
Mësimdhënia dhe mësimnxënia po zhvillohet duke u bazuar fuqishëm në kërkime me aplikim dhe rëndësi praktike duke rritur mundësinë që mësimi të shndërrohet nga një mësim pasiv i bazuar në teori drejt mësimit të bazuar në hulumtim.
Mësimdhënia dhe hulumtimi janë të ndërlidhura dhe përfitojnë nga njëra-tjetra në gjenerimin dhe transferimin e bashkërenduar të njohurive. Rezultatet e hulumtimit, që rrjedhin në mësimdhënie inkurajojnë studentët të zhvillojnë në mënyrë të pavarur pyetje kërkimore. Studentët në këtë mënyrë jo vetëm që ndihmohen të mësojnë, por në të njëjtën kohë praktikojnë përvetësimin dhe diskutimin e, literaturës shkencore, rezultateve të kërkimit aktual dhe standardet e disiplinës përkatëse.
Po cilat janë disa nga pasojat e menjëhershme dhe kërkesat imediate të këtyre ndryshimeve? Si pasqyrohen ato në filozofinë e zhvillimit të arsimit të lartë? Çfarë sfidash të reja sjellin ato përballë tij? Si ndikohen këto sfida nga kërkesa që shtrohet përballë të gjithë ne mësimdhënësve për të aftësuar studentët tanë me aftësi të tilla si zgjidhja komplekse e problemeve, zhvillimi i mendimit kritik, nxitja e kreativitetit, aftësimi në menaxhimin e njerëzve, përmirësimi i aftësive të bashkërendimit me të tjerë, ndërtimi dhe zhvillimi i inteligjencës emocionale, ndërtimi dhe forcimi i gjykimit dhe zhvillimi i aftësisë vendimmarrëse, orientimi ndaj shërbimit, negocimi, fleksibiliteti konjitiv etj.
Në mënyrë të logjikshme të gjitha këto sfida e kërkesa thelbësore për një universitet, i cili jo vetëm ndërton teoricienë të së djeshmes, por formon njerëz profesionistë që do i përgjigjen sfidave të së ardhmes, duhet të pasqyrohen në mënyrë të integruar në secilën prej qelizave dhe hallkave të jetës universitare. Ato duhet të gjejnë pasqyrim në:
- Proçeset e zhvillimit kurrikular dhe përmirësimit të kurrikulave në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
- Përmirësimin e proçeseve të përzgjedhjes të mësimdhënësve dhe kërkuesve universitarë.
- Zhvillimin e platformave të trajnimit të vazhduar me synim strategjik ndërtimin e kompetencave didaktike dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tyre në përputhje me zhvillimin dhe përmirësimin teknologjik e didaktik të kohës.
- Zhvillimin e rrjeteve të komunikimit midis mësimdhënësve dhe ndërtimin e rrugëve dhe mekanizmave funksionalë për përfshirjen në proçesin e komunikimit edhe të studentëve.
- Përmirësimin e ndryshimin e formateve të kontrolleve vjetore duke i shpërndarë ato në mënyrë rrjedhëse gjatë gjithë vitit akademik dhe jo vetëm në formën e provimeve, por edhe në formën e veprimtarive të tjera akdemike që vlerësojnë portofolin e aftësive të studentëve dhe angazhimin e tyre në proçese, të cilat vlerësojnë atë që bëjmë dhe jo vetëm në atë që mbajmë mend, mund të themi a riprodhojmë.
- Reformomimin e rishikimin e proçeseve të menaxhimit të cilësisë dhe vlerësimit me qëllim fokusimin e tyre në rezultatet e të nxënit, të cilat janë baza jo vetëm e ndërtimit të kompetencave profesionale, por edhe e punësimit.
Zhvillimit kurrikular
Zhvillimi kurrikular është një proçes ciklik që njihet ndryshe dhe si Cikli jetësor i Kurrikulës.
Ky proçes ciklik përfshin në mënyrë të integruar tre hapa:
- Dizenjimi – proçesi i zhvillimit të një programi të ri bazuar në nevojat e tregut, prespektivën e zhvillimit dhe kapacitetet e brendshme të IAL që e zhvillojnë atë
- Performanca – implementimi i programit të ri; vlerësimi i leksioneve dhe veprimtarie akademike si dhe rezultateve të të nxënit; aktualizimi i kurrikulës.
- Vlerësimi– analiza e të gjithë programit dhe të të dhënave të grumbulluara nga zbatimi i tij brënda një intervali kohe prej 5-7 vjet
Pas realizimit të këtij cikli vjen Ri-dizenjimi/hartimi – rinovimi kurrikular, i cili i jep asaj me një qasje të orientuar drejt së ardhmes
Dizenjimi/Planifikimi i programeve të studimit
Një nga momentet më të rëndësishme të zhvillimit kurrikular është dizenjimi/planifikimi i programit të studimit. Ky proçes vital dhe i rëndësishëm duhet të fokusohet së pari në listën e rezultateve të të nxënit, të cilat pasqyrojnë në mënyrë të integruar kompetencat profesionale.
Natyrshëm mund të lindë pyejtja pse duhet të përqendrohemi gjatë planifikimit/dizenjimit të një programi studimi në rezultatet e të nxënit?
Rezultatet e të nxënit përfaqësojnë një element jetik rreth së cilit duhet të fokusohet proçesi i dizenjimit të programeve të studimit. Ato përfaqësojnë themelin që mundëson dhe lehtëson njëkohësisht lidhjen e strukturës kurrikulare me kërkesat e fushën profesionale, ku do të dizenjohet programi. Rezultatet e të nxënit njëkohësisht mundësojnë krijimin e hapsirave të nevojshme për përfshirjen organike në strukturën e programit të studimit të aftësive thelbësore që kërkohet të zhvillohen te studentët në përgjigje të kërkesave të shekullit 21. Në të njëjtën kohë ato përfaqësojnë jo vetëm themelin e ndërtimit të një programi studimi, por i japin atij njëkohësisht elaticitetin dhe zhdërvjelltësinë për t’u përshtatur e ndryshuar lehtësisht në përgjigje të ndryshime të shpejta që ndodhin sot, si rezultat i zhvillimit teknologjik e atij shoqëror.
Rezultatet e të nxënit formatëzojnë edhe proçesin e mësimdhënies.Ato sigurojnë bazën për një përzgjedhje të qartë të strukturës së njohurive dhe aftësive që kërkohen të ndërtohen te studentët në përgjigje të kërkesave të fushës profesionale dhe kompetencave profesionale. Mësimdhënia e ndërtuar në bazë të rezultateve të të nxënit karakterizohet nga qartësia në ndërtim dhe metodat e qarta të vlerësimit. Ajo mundëson jo vetëm zhvillimin individual bazuar në investimin konkret, por merr parasysh duke vlerësuar dhe validuar edhe njohjen e arritjeve tëmësimit paraprak të gjithësecilit.
Lexo: 7 Gjëra që duhet të bëjë çdo shkollë për të përgatitur Revolucionin e Katërt Industrial
Rezultatet e të nxënit të vendosura në bazë të programeve të studimit kërkojnë që ligjëruesit të punojnë jo vetëm me profesionalizim dhe motivim, por njëkohësisht edhe të koordinuar me njëri-tjetrin. Ky koordinim mes ligjëruesve dhe mentorve universitarë përbën një nga tiparet më të rëndësishme të planifikimit me në bazë rezultatet e të nxënit. Asnjë rezultat i të nxënit nuk do mund të realizohet në një kurrikul pa këtë komunikim, koordimin, bashkëpunim e bashkëveprim të integruar të stafit dhe studentëve që marrin pjesë në program. Ky proçes i jep plasticitet kurrikulës, krijon mundësi për përshtatje, heq ujrat e tëpërta, e përshtat më mirë me ndryshimin në kohë, duke mundësuar kështu jo vetëm zhvillimin e studentëve në fushën e tyre profesionale, por edhe të stafit të vetë programit. Ky proçes rrit cilësinë dhe performancën.
Një program studimi i ndërtuar bazuar në rezultatet e të nxënit që rrjedhin nga kompetencat profesionale ndihmon njëkohësisht edhe studentët dhe të diplomuarit duke u mudësuar një kuptimin të thellë dhe profesional në aftësitë për të ardhmen.
Mes vendosjes së rezultateve të të nxënit në themel të dizenjimit të një programi studimi lehtësohet njëkohësisht edhe proçesi i komunikimit me tregun e punës. Ky proçes ndihmon jo vetëm universitetet në përgatitjen e ofertës së tyre universitare në përgjigje të kërkesave të tregut, por ndihmon edhe vetë tregun e punës në përcaktimin më të drejtë e të qartë të profileve e pozicionimeveprofesionale, të cilat gjejnë pasqyrim në rezultatet e të nxënit.
Rezultatet e të nxënit
Nevoja për ndërimin e programeve të studimit bazuar në rezultatet e të nxënit dhe lidhja e tyre me konceptet e kompetencave, kualifikimeve, moduleve, etj ka dalë fillimisht si nevojë për zhvillim nga veprimtaria kurrikulare e universiteteve të Shkencave të Aplikuara.
Baza teorike dhe korniza e referencës për dizenjimin e kësaj përqasje përfshin mes të tjerash edhe idenë e John Biggs për “Rreshtimin konstruktiv”, Udhëzuesin ECTS dhe Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (Korniza Kombëtare e Kualifikimeve).
Po çfarë është një rezultat i të nxënit? Si mund të përkufizohet ai? Përkufizime mbi këtë koncept ka shumë, por ne do ndajmë një përkufizim që niset nga teoria dhe eksperienca jonë në këtë drejtim.
Një rezultat i të nxënit është përshkrimi i një gjendje të synuar (njohuri, aftësi shprehi, sjellje) që duhet të arrihet nga studentët në përfundimin e një proçesi mësimor, ato përfaqësojnë atë që studentët dinë, kuptojnë dhe janë në gjendje të bëjnë në fund të një proçesi mësimi.
Në çdo program studimi rezultatet e të nxënit formulohen nisur nga kompetencat e Fushës Profesionale (Korniza Evropiane dhe Kombëtare e Kualifikimeve) ku ndërtohet programi, të organizuar në tre nivele: në nivelin e programit, në nivelin e modulit dhe në nivelin e kursit/klasës. Organizimi në bazë të kësaj skeme rrjedhëse dhe përfshirëse (rreshtimi konstuktiv) me tre nivele mundëson që rezultatet e të nxënit të verifikohen me lehtësi dhe të ruajnë lidhjen llogjike nga njëra shkallë në tjetrën. Rreshtimi konstuktiv, njëkohësisht tregon edhe se si rezultatet e të nxënit pasqyrojnë ndërtimin e kompetencave profesionale duke siguruar përmbushjen e kërkesave të tregut të punës dhe siguruar gjuhën e komunikimit me të.
Për përcaktimin e Rezultateve të të nxënit në nivelin e programit të studimitduhet të nisemi nga Kompetencat e përshkruara në Kornizën Evropiane dhe Kombëtare të Kualifikimeve. Rezultatet e të nxënit në nivelin e programit sigurojnë dhe mjetin mes së cilit mundësohet përmbushja e kërkesës ligjore mbi ngjashmërinë 70% të programeve të studimit të së njëjtës emërtesë. Rezultatet e të nxënit në nivelin e programit janë ato mbi të cilat përcaktohen rezultatet e të nxënit në nivelin e modulit.
Vetë modulet në një program studimi përshkruhen mbi bazën e rezultateve të të nxënit të modulit, të cilat në mënyrë të kuptueshme u përgjigjen një ose disa rezultateve të të nxënit në nivelin e programit.
Rezultatet e të nxënit në nivelin e kursit/klasës nisen nga rezultatet e të nxënit të modulit dhe u përgjigjen atyre. Vetë kurset/klasat përshkruhen në bazë të rezultateve të të nxënit në ndërthurje me qasjet didaktike universitare dhe metodat e vlerësimit.
Për të kuptuar më mirë këtë proçes lidhje organike midis Kompetencave, dhe rezultateve të të nxënit në të tre nivelet po marrim një shembull nga fusha e biologjisë mjeksore.
Shembull |
Rezultati i të nxënit në nivelin e programit: “Shkathtësia dixhitale” – “Të diplomuarit pas përfundimit të programit të studimit biologji molekulare kanë fituar aftësi dixhitale në fushën e biologjisë molekulare. Ata mund të mbledhin, vlerësojnë, interpretojnë, shpjegojnë dhe zbatojnë me përvojë të dhënat e hulumtimit”.
Rezultati i të nxënit në nivelin e modulit: “Analiza e të dhënave biologjike” – Ky modul promovon përvetësimin e njohurive dhe aftësive dixhitale në fushën e analizës së të dhënave biologjike”.
Rezultati i të nxënit në nivelin e kursit/klasës: “Analiza e të dhënave kompjuterike” – Studentët … ü Fiton njohuri dhe është në gjendje të përshkruajë kapitujt e zgjedhur të bioinformatikës ü Kupton dhe tregon sfidat bio-informatike të përfshira në drejtim të zhvillimit të njohurive biologjike ü Njeh dhe përdor mjetet përkatëse të bio-informatikës
|
Për realizimin e rezultateve të të nxënit në nivelin e kursit/klasës detyra kryesore e lektorit është ndërtimi i përmbajtjes. Ndërtimi i përmbajtjes bazohet në “Rreshtimi Konstruktiv”. Ky proçes ka qëllim themelor koordinimin mes rezultateve të të nxënit, metodave të mësimdhënies dhe veprimtarive vlerësuese.
Ndërtimi i përmbajtjes së një kursi/klase duhet të marrë parasysh gjithashtu edhe përfshirjen e disa kërkesave të përgjithshme, si dixhitalizimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies, nevoja për ndërkombëtarizimin e programeve të studimit në një treg global të AL, zhvillimi te studentët i aftësive të sipërmarrjes dhe inovacionit, përgatitjen e tyre si profesionistë që ofrojnë ekspertizën e tyre me qëllim promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja përmbajtja duhet të jetë në përputhje me parimet etike.
Për realizimin e një përmbajtje të mësimdhënies të adaptuar me kërkesat e kohës dhe ndryshimet një tjetër kërkesë e shtruar përballë lektorëve dhe mësimdhënësve universitarë është dhe njohja e mësimit paraprak ose e thënë ndryshe njohja e rezultateve paraprake të të mësuarit (të asaj se çfarë studentët dijnë e mund të bëjnë nga formimi i tyre i mëparshëm).
Po pse njohja e rezultateve paraprake të të mësuarit, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme? Mësimi është një proçes komunikimi midis aktorëve partnerë të përfshirë në të e për rrjedhojë njohja e rezultateve paraprake të të mësuarit ka të bëjë me të mësuarit individual dhe mësimin kolektiv. Si rezultat, njohja e rezultateve paraprake të të mësuarit mundëson jo vetëm ndërtimin e shtigjeve fleksibël të të mësuarit, por i përgjigjet njëkohësisht edhe rritjes së heterogjenitetit të studentëve dhe shtimit së ofertave arsimore nga IAL.
Rritja e heterogjenitetit të studentëve vjen si pasqyrim i kërkesave të kohës, sistemeve të diversifikuara të formimit në arsimin parauniversitar, i proçesit të lehtësuar të përqasjes individuale ndaj dijes përmes zhvillimit të teknologjisë, i zhvillimit dhe përsosjes të sistemeve të shpërndarjes dhe komunikimit të informacionit, të cilat kanë bërë që tashmë IAL të ndërgjegjësohen se studentët e tyre janë shumë më heterogjenë si në nivele, nevoja, kërkesa dhe motivime.
Shtimi i ofertave arsimore universitare,si përgjigje ndaj zhvillimit të tregut, ka filluar të ndikojë fuqishëm në nevojën për rishikim tëpërmbajtjes kurrikulare të programeve të studimit. Ky proçes përbën një nga sfidat në fushën e arsimit të lartë. Analiza e tregut të AL tregon se ofertat arsimore janë rritur jo vetëm brenda fushës së profesioneve, por ato janë shtuar edhe brenda çdo fushe të veçantë duke rritur brenda tyre mundësitë e studimit përmes ofertave specifike për grupime të synuara. Ofertat arsimore universitare krahas ndryshimeve të mësipërme kanë intensifikuar edhe krijimin e rrjeteve brënda të diplomuarve të tyre. Mes këtyre rrjeteve IAL synojnë, të kyçin në institucionet e tyre edhe ish studentët duke u ofruar atyre mundësi për të vazhduar brënda tij edhe shkollimin përgjatë gjithë jetës.
Me rëndësi thelbësore është të kuptojmëse një nga strategjitë bazë për kapërcimin e këtyre sfidave është formulimi i qartë i rezultatevetë të nxënit dhe ky jo thjesht një si çështje burokracie, por si rruga e vetme që vë fokusin në proçeset e përbashkëta të të nxënit për zhvillimin dhe vizualizimin e kompetencave.
Korniza strukturore e Proçesit të Bolonjës
Proçesi i Bolonjës parashikon një sërë kontributesh në fushën e AL, të cilat kanë si qëllim të sigurojnë lehtësimin e lëvizshmërisë së studentëve dhe mësimdhënësve, të mundësojnë krahasueshmërinë dhe transparencën e kualifikimeve universitare mes IAL përmes strukturimit të studimeve universitare në cikle (Bachelor, Master, Doktorata/PhD), organizimit të programeve të studimit në module, thjeshtësimit të njohjes së kualifikimeve arsimore si dhe futjes së kërkesës që çdo diplomë universitare të pajiset me Suplementin/Plotësimi i diplomës, si dhe përmes implementimit të sistemit të krediteve – ECTS.
Njëkohësisht Procesi i Bolonjës parashikon dhe orientimin e programeve të studimit drejt Rezultatevetë të nxënit në formën e kompetencave (“njohuri dhe aftësi”) si dhe ndryshimin e perspektivës të mësimdhënies e mësimnxënies universitare – “nga mësimi në të mësuar”. Fleksibilizim i orëve të mësimit dhe vend zhvillimit të tyre është një tjetër parashikim i Proçesit të Bolonjës përmes “Mësim në distancë” dhe “E-Mësimit”.
Kalimi nga Mësimi në të Mësuar
“Kalimi nga Mësimi në të Mësuar” (Wildt, 2003) ose në atë që sot njihet si “Mësimi në qendër studentin” karakterizohet nga orjentimi i mësimit jo më bazuar mbi Inputet, por në outpute (rezultatetve të të nxënit). Kjo mënyrë e organizimit të mësimit vendos në qendër ngarkesën e punës të Studentëve dhe proçeset e të mësuarit mes së cilave ata kalojnë për të ndërtuar rezultatet e të nxënit.
Të mësuarit me në qendër studentin bashkëshoqërohet me një koncept të ri mbi rolin e mësimdhënësit universitar në klasë. Roli mësimdhënësit ndryshon fokusin e tij nga dhënës mësimi dhe udhëzimesh drejt një planifikuesi dhe ndërtuesi të mjedisit të mësimdhënies dhe mësimnxënies ose të atyre që njihen si situatat mësimore të të nxënit (situatat e të nxënit).Mësimdhënësi në këtë rast promovon të mësuarit të vetë organizuar dhe aktiv si dhe të nxënët bazuar në kompetenca (rezultatet e të nxënit në formën e kompetencave=”njohuri dhe aftësi”). Kjo lloj qasje mundëson përafrime të ndryshme të mësimdhënësve ndaj mënyrës se si mund të organizohet i njëjti kurs apo edhe u jep atyre mundësinë për një fleksibilitet e larmishmëri më të madhe në modelimin e ligjëratës së tyre universitare.
Kalimi nga Mësimi në të Mësuar, bashkëshoqërohet edhe me orientimin e përmbajtjes dhe kontekstit në elementët shkencorë dhe kryesore brenda disiplinës ku realizohet i mësuari. Në këtë rast edhe mësimdhënia, si proçes i sekuencimit të përmbajtjes,bazohet fortësisht në rregullimin e dijes brenda disiplinës.
Orientimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies drejt rezultateve të të nxënit ndihmon në qartësimin e asaj që studentët duhet të jenë në gjendje të dinë e bëjnë, (përcaktojnë orjentimin rritës në nivel individual = orientimin tim) ndërkohë që mësimdhënia,si proçes i zhvillimit të kompetencave operative,ndihmon për të krijuar situatat e të nxënit në të cilat gjithësecili mund ta përdori njohurinë në praktikë.
Në mësimdhënien me në qendër studentin duke e orjentuar përmbajtjen drejt formimit të kompetencave në formën e rezultateve të të nxënit studentët ndihmohen të ndërtojnë jo vetëm dije, por edhe aftësi të rëndësishme për të përshkruar, analizuar dhe vlerësuar përmbajtjen teorike si dhe për të punuar jo vetëm teorikisht, por edhe praktikisht në fushën e interesit.
Mësimdhënia më në qendër studentin e bazuar në kompetenca/Drejtimi i proçesit të mësimit përmes testimit
Në mësimdhënien klasike si konteksti, përmbajtja dhe procedura është e lidhur me mësimin dhe kontrollin e asaj që mësimdhënësi vlerëson të ndajë me studentët e vet. Në shumicën e rasteve konteksti dhe përmbajtja e mësimit janë teorike, ato duhen memorizuar e riprodhuar. Edhe qasja në proçesin e kontrollit të dijes në mësimdhënien klasike është e nivelit sipërfaqësor, ajo është e lidhur në shumicën e rasteve me nivelet bazë të kujtimit të fakteve. Kontrolli është i lidhur me memorien afatshkurtër dhe ajo që mësohet e kontrollohet harrohet shpejt(Müller 2011).
Në mësimdhënien me në qendër studentin dhe kompetencat e paraqitura në formën e rezultateve të të nxënit kontrolli dhe vlerësimi i përkasin një qasje të nivelit të thellë, e cila ka lidhje me të kuptuarin. Vlerësimi në këtë rast lidhet me aftësitë e gjithësecilit për të sjelljë në kontekstin personal aplikimin e dijeve dhe të aftësive si dhe përpilimin e konkluzioneve të bazuara në eksperiencën e drejtpërdrejtë. Ky vlerësim u jep mundësi studentëve të njohin dhe vlerësojnë lidhjet që egzistojnë mes njohurive e ta shikojnë zhvillimin e dijes e aftësive të tyre si një eksperiencë që rrjedh llogjikshëm në mënyrë të integruart dhe që u siguron emocione pozitive e u fal kënaqësi e motivim.
Mësimi tradicional kundrejt mësimit të drejtuar nga kompetencat-hartimi i përmbajtjes dhe feedbacku progresiv
Në mësimin tradicional hartimi i përmbajtjes të programeve universitare realizohet bazuar në sistemin e klasifikimit të lëndëve. Ky sistem klasifikimi ndërtohet bazuar në kualifikimin që studentët fitojnë me përmbylljen e progamit të studimit. Vlerësimi në mësimin tradicionale shihet kryesisht si një formë përmbledhëse e vendosur në fund të modulit, simestrit apo vitit shkollor. Studentët në mësimin tradicional në shumicën e rasteve nxiten të riprodhojnë njohuritë për të cilat janë mësuar. Në përgjithësi pas zhvillimit të mësimit tradicional nuk ka proçese të feedbackut progresiv, të cilat vlerësojnë nevojat dhe përcaktojnë pikat e përmirësimit apo rishikimit të përmbajtjes kurrikulare.
Në mësimdhënien e bazuar në kompetenca hartimi i përmbajtjes kurrikulare bazohet në feedbackun progresiv, kjo lidhet ngushtë me faktin që në thelbin e mësimdhënies dhe mësimnxënies vendosen rezultatet e të nxënit si pjesë e proçesit të zhvillimit të kompetencave.
Në këtë rast hartimi i përmbajtjes të programeve universitare bazohet në aftësitë dhe kompetencat që duhet të kenë të diplomuari pas përfundimit të studimeve. Forma dhe përmbajtja e programit aplikohen në mënyrë të orientuar nga qëllimi i të nxënit duke siguruar përdorimin e një përzierje të aktiviteteve akademike dhe atyre vlerësuese si të formave formuese dhe atyre përmbledhëse. Studentët nxiten të tregojnë dhe performojnë aftësitë e tyre të veprimit jo vetëm gjatë aktiviteteve akademike formuese, por edhe në situata provimi. Bazuar në analizën e Ëalzik, 2012 mbi parimet bazë të testimit të bazuar në kompetencë del se dy janë parimet bazë ku bazohet testimi dhe organizimi i provimeve në mësimdhënien dhe mësimnxënien e bazuar në kompetenca. Parimi i parëështë që provimet duhet të hartohen në mënyrë që të mundësojnë nxjerrjen e përfundime në lidhje me shkallën e formimit të kompetencave themelore përkatëse dhe parimi i dytë, i cili sqaron se nuk është kompetenca që matet, por veprimi/performanca e vëzhguar, e cila shërben si tregues, që tregon nivelin e ndërtimit të kompetencave themelore përkatëse.
Testimi në mësimdhënien e bazuar në kompetenca shërben si dëshmi e realizimit të kompetencës për këtë një nga pyejtjet kryesore që lektorët e drejtojnë për të siguruar rrejdhshmërinë e proçesit dhe sigurimin e cilësisë është se: Cilat nga pikat e trajtuara në provim zgjidhen në proçesin e të mësuarit? Përgjigjja e kësaj pyejtje ndihmon në mirë orjentimin si të proçesit ashtu dhe atij të performancës duke dhënë efektet si në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Metodat mësimdhënëse dhe performanca didaktike
Në mësimin e bazuar në kompetenca një rol të rëndësishëm dhe thelbësor merr edhe përzgjedhja e metodave të mësimdhënies dhe përformanca didaktike, e cila është pjesë e pandashme e proçesit përmes së cilit realizohet përmbajtja. Për përzgjedhjen e metodave të mësimdhënies, e proçedurave për kontrollin dhe mbështetjen e proçeseve të të nxënit, zgjedhja bëhet e orientuar nga rezultatet e të nxënit, formimi i të cilave mundëson ndërtimin e kompetencave. Kjo përzgjedhje përfshin të gjitha aktivitetet mësimdhënëse/mësimnxënëse që bashkëshoqërojnë një ligjëratë dhe zbatohen për të mbështetur përvetësimin e njohurive dhe aftësive (përfshirë këtu planifikime dhe aktivitete akademike deri në nivelin mikro). Hartimi metodik i leksionit/ligjërimit në të mësuarin bazuar në kompetenca përfshin gjithashtu edhe planifikimin e kohës të njësive mësimdhënëse dhe mësimnxënëse, zgjedhjen e formës sociale të të mësuarit, e cila siguron kombinimin e opinioneve, preferencave dhe interesave individuale me ato të grupit duke siguruar mirëqenien kolektive dhe atë individuale në proçesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Po ashtu në këtë përzgjedhje didaktike i kushtohet vëmendje e veçantë edhe proçesit të organizimit social, fizik dhe hapsinor të mjedisit ku do organizohet e zbatohet mësimdhënia dhe mësimnxënia.
Mësimdhënia klasike ose udhëzimi i drejtëpërdrejtëështë një mënyrë mësimdhënëse, e cila përdor si metoda bazë të mësimdhënies dhe mësimnxënies leksionin dhe prezantimin. Këto metoda klasike sigurojnë një të kuptuar bazik, i cili përqëndrohet në prezantimin, shpjegimin dhe ilustrimin e fakteve, problemeve, modeleve etj. Në rastin më të zakonshëm mësimdhënësit prezantojnë subjektin në një mënyrë didaktike të parapërgatitur ndërkohë që studentët janë të detyruar të dëgjojnë në mënyrë pasive për një kohë të gjatë edhe në rastet kur mësimdhënia bashkëshoqërohet me përdorimin e mjeteve e komunikimit. Studentët mbeten në rolin e marrësit dhe përpiqen të ndjekin dhe kuptojnë atë që prezantohet.
përshtatshme vetëm për transferimin e njohurive faktike dhe ndërtimin në nivele të ulëta të kompetencave (Reinmann-Rothmeier & Mandl 2001).Kjo mënyrë mësimdhënëse është e
Mësimdhënia aktive me në qëndër studentin , karakterizohet nga miksimi i metodave didaktike të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Studentët në këtë metodë punojnë për të përpunuar/asimiluar faktet, problemet a modelet në grupe ose mes shokësh/kolegësh. Mësimdhënësit inicojnë proçese të pavarura mësimore dhe eksplorimi të parapërgatitura në mënyrë didaktike.
Studentët përpiqen të punojnë ose përpunojnë dijen/lëndën në mënyrë të pavarur ose bashkëpunuese. Mësimdhënësi shoqëron dhe mbështet proçesin e të mësuarit duke marrë pozicionin e lehtësuesit.
Tabela 1. Format themelore të metodave didaktike
niveli i strukturës së mësimit | Përqendrimi i veprimtarisë në | Shkalla e veprimtarisë /ndërveprimit | ||
Udhëzim i drejtpërdrejtë/ mësimdhënia klasike | i lartë | mësimdhënës | e ulët | |
Mësimdhënia aktive me në qendër studentin | Metodat praktike | mesatar | student & mësimdhënës | mesatare |
Metodat eksploruese | i ulët | studentët | e lartë |
Bazuar në nivelet e dijes sipas Taksonomisë së Bloom metodat mësimdhënëse të aplikuara në mësimdhënien klasike ndihmojnë vetëm në nivelin e parë dhe të dytë të dijes: Kujtoj dhe Kuptoj; ndërkohë që metodat që përdoren në mësimdhënien aktive me në qendër studentin, të cilat klasifikohen në metoda praktike dhe metoda eksploruese synojnë të aktivizojnë dijen në nivelet më të larta të taksonomisë. Ndarja e dijes mes përdorimit të metodat praktikei ndihmon studentët që përmes aktiviteteve praktike tëzhvillojnë aftësinë e tyre për të aplikuar dhe analizuar dijen e marrë, ndërkohë që metodat eksploruese si projektet, mësimi mes kërkimit dhe hetimit, zgjidhja e problemit, etj., ndihmojnë studentët të arrijnë në majën e piramidës të dijes duke prekur në proçesin e të mësuarit nivelet më të larta që përkojnë me vlerësimin dhe krijimin, të cilat përfaqësojnë dhe nivelet më të larta të dijes.
Për të dizenjuar mësimdhënie dhe mësimnxënie me në qëndër studentin ka edhe disa faktorë të jashtëm, të cilët duhet të merren parasysh mes së cilëve një rëndësi parësorë merr kurrikulumi, grupi i synuar si dhe burimet në dispozicion (Biggs/Tang 2011).
Analiza e ndikimit-zinxhiri i rezultatit
Për të plotësuar kuadrin e analizës së ndikimit që mësimi me në qëndër kompetencat e shprehura në rezultate të të nxënit ka për studentët dhe të diplomuarit duhet të kuptojmë jo vetëm ndërtimin e proçesit e përmbajtjen e tij, por edhe mënyrën se si duhet analizuar ndikimi i këtij investimi përmes asaj një njihet si zinxhiri i rezultatit.
Analiza e realizuar mes asaj që njihet si zinxhiri i rezultatit përbën një hap të rëndësishmë në ciklin e planifikimit të një kurrikule bazuar në kompetenca dhe rishikimit të saj. Ajo kalon në këto hapa. Analiza e burimeve (inputit). Ky hap analizon të gjitha gjërat që na nevojiten për zhvillimin e një programi për shembull lektorët me aftësi didaktike e njohuri të përshtatshme shkencore, mjete mjedise etj; Analiza e aktiviteteve. Në këtë hap analizohet ajo që bëjmë në një program studimi për shembull përdorimi i metodave aktive të mësimdhënies. Analiza e rezultateve (outputeve). Në këtë hap analizohen efektet e menjëhershme që prodhohen nga një program studimi si për shembull aftësitë që gëzojnë studentët. Analiza e rezultateve rrjedhëse (outcomes). Në këtë hap analizohen efektet afatmesme të një programi studimi për shembull aftësitë që të diplomuarit janë të aftë të performojnë lehtësisht në vendin e tyre të punës. Analiza e ndikimit/impaktit. Në këtë hap analizohen efektet afatgjata të një programi studimi për shembull niveli i punësimit në raport me aftësitë që kërkohen nga tregu i punës për fuqinë punëtore të aftë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.