Mesazhe motivuese nga juria e StartUp City

Mesazhe motivuese nga juria e StartUp City 2019


Zakonisht, çdo kompeticion Startup-esh ka një proces të njëjtë zhvillimi në fillim: prezantim idesh, mentorim, komenti i  jurisë, shpallja e fituesit.
Në Startup City kësaj here juria solli disa mesazhe të rëndësishme për të rinjtë sipërmarrës.Kadri Morinaj, një nga biznesmenët më të suksesshëm, ishte në Startup City për të ndarë historinë e tij të gjatë dhe të vështirë të suksesit. Vlerësuar me shumë çmime nga shqiptar dhe të huaj. Morinaj ishte i ftuari special i eventit dhe ndau me të pranishmit 4 mesazhe motivuese:

  • “Kur ke një ëndërr është e pamundur mos t’a realizosh nëse t’i motivon vetveten”.
  • “Besimi në vetvete, motivimi dhe sinqeriteti, janë çelësi i suksesit”.
  • “Nuk bëhesh sipërmarrës pa guxuar”.
  • “Mos u joshni nga paraja”. 

Lexo: StartUp City për të dytin vit në Tiranë

Arjan Cukaj, president i Universitetit Metropolitan Tiranë, themelues dhe drejtues i shumë bizneseve të suksesshme në vend. Për të mbështetur të rinjtë dhe për të nxitur incentivat sipërmarrëse ka themeluar inkubatorin e parë brenda nje kampus universitar i cili është Metropolitan Incubator.  Ai tha se:

  • “Me vizion dhe ambicie do t’i arrini qëllimet tuaja”. 
  • “Bashkëpunimi dhe drejtësia  do t’ju ndihmojnë të ngjiteni lart”.

Elena Balliu, aktualisht mban pozicionin e Drejtoreshës së Biznesit të Vogel, Banka Intesa SanPaolo. Elena ka një eksperiencë prej më shumë se 13 vitesh në sistem bankar, në pozicione drejtuese dhe manaxhuese të klientëve të biznesit. Elena motivoi në këtë mënyrë:

  • “Energjia juaj i duhet vendit tonë”.

Rezart Prifti, aktualisht është lektor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës përkatësisht për lendët “Management Foundations” dhe “Innovation and Commercialisation”. Ka përfunduar ciklin e trete të studimeve (Dr) në fushën e Inovacionit në Universitetin e Tiranës. Gjatë karrierës së tij akademike ka realizuar studime kërkimore rreth historisë së krizave ekonomike si dhe në lidhje me inovacionin. Momentalisht ka iniciuar nismën e krijimit të inkubatorëve në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ai tha para të rinjve:

  • “Të gjithë kanë ëndrra, ndërtoni ëndrrat në bazë të vlerave”.

Alban Korbi zëvendës Dekani i Fakultetit të Ekonomisë. Ai është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Financës që nga viti 2005. Ai i motivoi të rinjtë me këtë mesazh:

  • “Shfrytëzoni mundësitë tuaja. Ato vijnë vetëm një herë në jetë”.

Ndërsa Elvis Caushi , me një eksperiencë 15 vjeçare në sistemin bankar, prej Shkurtit të 2018 është Drejtori i Departamentit të Zhvillimit të Biznesit  në institucionin financiar NOA. Eksperienca dhe ekspertiza e fituar gjatë viteve në pozicionet e ndryshme që ka mbajtur më herët e kanë plotësuar figurën e tij në fushën e biznesit. Në fjalimin e tij ai u shpreh:

  • “Jepini vetes mundësinë për zhvillim në karrierë”.

Lexo: StartUp City shpall fituesit

Eventi u mbajt për të dytin vit në Tiranë dhe sipas organizatorëve pati shumë sukses.  Ata shprehën se numri i interesit krahasuar me një vit më parë është rritur, dhe jo vetëm, por edhe numri i mentorëve ka ndryshuar krahasuar me një vit më parë. Sipas tyre të rinjtë në evente të tilla kanë shfaqur gjithmonë potencialin dhe idetë e tyre inovative.

Përgjatë rrugëtimit, ata u mentoruan nga mentorë të njohur shqiptar dhe u vlerësuan nga një juri profesioniste. Vendi i parë u fitua nga Endri Nasufi me idenë e tij kreative “Concept Marketing”. Gevio Tabaku me “Portalin Studentor” fitoi trajnim dhe inkubim nga partnerët e eventit. Idea Sapientify, e Aleksandra Ngjeliu fitoi trajnim dhe inkubim, ndërsa Darlina Subashi me idenë e saj Barna.Com.al fitoi një vit abonim në Abissnet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0