Merrni kontrollin e sigurisë tuaj kibernetike - Business Magazine Albania

Merrni kontrollin e sigurisë tuaj kibernetike

siguri kibernetike

40% e gjeneratës Z përdorin të njëjtin fjalëkalim në disa llogari dhe ky është një shqetësim serioz.

Me kaq shumë informacion që ndahet në internet mbi jetën e përdorueve, mund të jetë e mundimshme të menaxhosh sigurinë kibernetike. Por vetëm për shkak të lehtësisë, të përdorësh të njëjtin fjalëkalim për telefonin, aplikacionet dhe llogaritë e tua nuk do të thotë se është gjëja më e zgjuar për të bërë.

Një sondazh i fundit i BDG Studios/OnePoll me mbi 1000 të anketuar të gjeneratës Z në Shtetet e Bashkuara[1], zbuloi se gati 40% e të anketuarve raportuan se përdornin të njëjtin fjalëkalim në disa llogari, duke e lënë veten të pambrojtur ndaj sulmeve dhe kërcënimeve në internet.

Kjo nuk është e vetmja sjellje e gabuar në lidhje me sigurinë kibernetike. I njëjti sondazh zbuloi se vetëm 39% e pjesëmarrësve fshijnë menjëherë fotot e informacioneve shumë private – si për shëmbull, numrat e kartës së kreditit.

Lexo : Harrojeni TikTok, Instagram: Gen Z, Millenials po grumbullohen në këtë aplikacion të ri 

Rreziku i vjedhjes së të dhënave rritet edhe më shumë kur përfshiheni në gabime të tjera të zakonshme, të tilla si dërgimi i skedarëve të pakriptuar ose mosrregullimi i cilësimeve të aplikacioneve.

Për më tepër, 61% e të anketuarve, të cilët zotërojnë dokumente dhe informacione shumë të ndjeshme të punës në pajisjet e tyre personale, rrezikojnë që sulmet kibernetike të kenë impakt negativ edhe në materialet e punës së tyre.

Për fat të mirë, ekzistojnë zgjidhje edhe për të gjithë ata që vendosin ditëlindjen e tyre si fjalëkalim. Samsung Knox, për shembull, është një platformë sigurie gjithëpërfshirëse që ju mbron ditën dhe natën, nga çipi juaj deri te aplikacionet tuaja.

Për shembull, falë platformës Security & Privacy Dashboard ju mund të shikoni çdo aplikacion të rastësishëm që përpiqet të aksesoj mikrofonin tuaj dhe ta eliminoni atë nga sistemi juaj celular.

Ekziston edhe Samsung Knox Vault, i cili i ruan të dhënat tuaja më të ndjeshme të izoluara nga sistemi operativ kryesor, duke vepruar si një mburojë për telefonin tuaj.

Forconi sigurinë e pranisë tuaj digjitale me Samsung Galaxy’s Security & Privacy Dashboard dhe Knox Vault. Mësoni më shumë.

Kjo përmbajtje u publikua fillimisht në Elite Daily më 22 dhjetor të vitit 2022. Për më shumë informacion klikoni këtu.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën news.samsung.com.

[1] Samsung bashkëpunoi me Bustle Digital Group (BDG) për të kryer një anketë në internet midis muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2022 me një kampion prej 1000 banorësh të SHBA-së midis moshës 18 dhe 25 vjeç.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0