MerrJep Shqipëri: Aplikacioni më i ri për tregtinë online - Business Magazine Albania

MerrJep Shqipëri: Aplikacioni më i ri për tregtinë online

MerrJep Shqipëri: Aplikacioni më i ri për tregtinë online

Në mjedisin plot zhurmë të tregtisë online dhe asaj elektronike në Shqipëri, një platformë spikat për inovacionin dhe komoditetin, MerrJep. Ajo çfarë filloi si një ide e thjeshtë në vitin 2008 u kthye në tregun më të mirë online në vend, duke revolucionarizuar mënyrën sesi shqiptarët blejnë, shesin dhe shkëmbejnë mallrat dhe shërbimet. 

Me një numër marramendës prej 70.000+ vizitorësh në ditë dhe një fluks prej 2.000+ njoftimesh të reja çdo ditë, MerrJep ka fituar pozicionin e saj si lider i padiskutueshëm në tregun shqiptar. 

Prioriteti i MerrJep ka qenë gjithmonë kënaqësia e përdoruesit dhe ofrimi i shërbimeve të nivelit të lartë. Kjo është arsyeja pse sot kanë laccuar versionet e reja të aplikacioneve MerrJep Shqipëri Android dhe MerrJep Shqipëri iOS. 

Cilat janë ndryshimet e reja në aplikacion

MerrJep ka kryer disa përmirësime dhe mjaft të mëdha. Së pari, kur shikoni njoftimet tani, ato janë mjaft më të lehta për t’u parë dhe kërkuar. Të gjeturit e asaj çfarë kërkon është mjaft e thjeshtë. 

Së dyti, krijimi i një njoftimi është gjithashtu më i shpejtë. Mjafton të plotësoni disa detaje të rëndësishme të tilla si emri juaj dhe informacioni i kontaktit. 

Së treti dhe së fundmi, nëse keni një llogari në MerrJep.al, do të merrni përfitime të jashtëzakonshme! Do të përfitoni nga bonuse për njoftimin tuaj të parë, transport të lehtë dhe të besueshëm, aftësinë për të ruajtur njoftimet tuaja të preferuara, komunikimi me blerësit dhe shitësit e mundshëm dhe shumë më shumë. 

Lexo edhe:WitnessAI po krijon kufizime për modelet gjenerative të AI-së

Nëse nuk keni një llogari nuk ka asnjë problem, mund të regjistroheni shumë lehtë në webfaqe. 

Dhe nëse jeni pronari i një biznesi që tanimë e përdorni webfaqen, do të merrni zbritje te mrekullueshme në njoftime, menaxhim më të lehtë të llogarisë suaj, suport special për klientin dhe më shumë përfitime. 

Nëse po pyesni veten pse duhet të shkarkoni aplikacionin MerrJep Shqipëri, më poshtë ju tregojmë pse: 

  1. Postoni më lehtë: Postimi i një njoftimi të ri, futja e informacionit për kontakt dhe ngarkimi i fotove cilësore është jashtëzakonisht i lehtë. Ndërfaqja miqësore e aplikacionit e

përshpejton procesin, duke siguruar edhe shitje të shpejtë. Për më tepër, opsionet shtesë ndihmojnë në promovimin e njoftimit tuaj në një audiencë më të gjerë. 2. Shumëllojshmëri e gjerë: Qoftë nëse keni nevojë për apartament, automjete, elektronikë, mobilje, apo edhe kafshë, MerrJep i ka të gjitha. 

  1. Shitës lokalë: Lidhuni me shitës pranë jush, duke shmangur kështu kostot ndërkombëtare të transportit apo doganës. 
  2. Siguria vjen e para: Shijoni një përvojë të sigurt blerjeje, Ekipi i suportit kontrollon njoftimet dhe njoftuesit, duke minimizuar kështu njoftimet false. 

Ju ftojmë të shkarkoni MerrJep Shqipëri sot! Bashkohuni me qindra mijëra persona që tanimë përfitojnë nga MerrJep Shqipëri Android dhe MerrJep Shqipëri ios 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0