Menaxhimi i stresit në punë me një standard nga ISO - Business Magazine Albania

Menaxhimi i stresit në punë me një standard nga ISO


Rritja e pritshmërive, rritja e konkurrencës dhe ndryshimet e shpejta të teknologjisë, shkaktojnë trysni tek punonjësit për të punuar më shumë dhe më gjatë – ose të ndryshojnë totalisht rolin e tyre.

Ky lloj stresi mund të rezultojë me pasoja serioze për shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve. ISO, Organizata Botërore e Standardizimit po punon për hartimin dhe publikimin e standardeve për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë, të cilat do t’i ndihmojnë organizatat/kompanitë të përmirësojnë kushtet me ndikim në shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve të tyre dhe të reduktojnë stresin e lidhur me punën, nëpërmjet zbatimit të sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në ambientet e punës. Me krijimin e tij, ky standardizim do të mund të zbatohet edhe në Shqipëri.

Organizata bën të ditur se ai përfshin identifikimin dhe menaxhimin e sfidave dhe rreziqeve, duke zbatuar masa të cilat garantojnë që punonjësit nuk do të jenë subjekt i ngarkesave të tepërta të punës, ekzistencën e një mbikëqyrjeje të përshtatshme, si dhe krijimin e proceseve të qarta për komunikimin dhe konsultimin midis stafit dhe menaxherëve. Standardi që pritet të publikohet nga ISO gjithashtu do të ndihmojë kompanitë të marrin masat e duhura që do të çojnë në uljen e aksidenteve në punë dhe në krijimin e një kulture pozitive të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit në Shqipëri bën të ditur se gjatë periudhës janar-mars 2016, ka publikuar 264 standarde, 30 amendamente dhe 31 dokumente standardizimi, nga tё cilat 200 europiane (CEN, CENELEC dhe ETSI) dhe 64 Ndёrkombetare (ISO dhe IEC).

 

/Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0