Menaxhimi i kohës mund të jetë më shumë një problem, sesa një zgjidhje! - Business Magazine Albania

Menaxhimi i kohës mund të jetë më shumë një problem, sesa një zgjidhje!

Shumë njerëz duan të organizojnë jetën e tyre në mënyrë sa më efikase, ndaj investojnë në plane, kalendarë dhe aplikacione produktiviteti për të vëzhguar me vëmendje, jo vetëm detyrimet e tyre, por edhe kohën e lirë. Por, ekspertët thonë se menaxhimi i kohës nuk është zgjidhja, madje është pjesë e problemit.
Gjithnjë e më shumë njerëz po u drejtohen aplikacioneve për të menaxhuar jetën e tyre të përditshme. I ashtuquajturi sektori i softuerëve të produktivitetit po lulëzon në një masë të tillë, që pritet të jetë 103 miliardë dollarë deri në vitin 2027.
Me një ritëm të tillë të jetës moderne, është logjike që ne të ndalemi në menaxhimin e kohës, duke përdorur më shumë aplikacionet, planifikuesit dhe kalendarët. Por, sa të dobishme janë këto gjëra?

“Kërkimet tregojnë se menaxhimi i kohës nuk çon në performancë më të mirë, por se mund të reduktojë kryesisht stresin,” i tha De Morgen Wendelien van Eerde, lektor i lartë në Shkollën e Biznesit të Amsterdamit. “Ka të bëjë gjithçka me ndjenjat e kontrollit. Duke përdorur një planifikues, ju keni një pasqyrë të mirë të asaj që duhet bërë dhe mund të kontrolloni më mirë  kohën tuaj. Në teori, kjo do t’ju lejojë të punoni në mënyrë më efikase”.

Lexo: NASA, kapsula Orinon përfundoi me sukses misionin

Por, vetëm në teori. Sepse për momentin, nuk ka asnjë provë të fortë shkencore që të jetë kështu. Krejt e kundërta, në fakt. “Menaxhimi i kohës nuk është zgjidhja, ai është në fakt pjesë e problemit,” thotë psikologu britanik i biznesit dhe guru i menaxhimit Tony Crabbe në librin e tij “Busy: How to Thrive in a Too Much” (2015). “Kjo nuk na bën më të lumtur, më efikas, apo edhe më të qetë.” Obsesioni ynë me menaxhimin e kohës gjithashtu nuk siguron që ne mund t’i kryejmë detyrat tona më mirë. “Efikasiteti bazohet në dy aftësi thelbësore: prioriteti dhe vetë performanca,” tha Crabbe. “Kur kemi një ndjenjë të fortë të kohës, vëmendja jonë ngushtohet dhe aftësia për të bërë zgjedhje të mira zvogëlohet. Ne marrim vendime bazuar në kërkesën e menjëhershme dhe jo në bazë të mirës të së ardhmes. Dhe kështu ne i japim përparësi urgjencave, në vend që t’i japim strategjisë”.

Puna është se menaxhimi i kohës na lejon të bëjmë më shumë gjëra në një kornizë kohore të caktuar edhe nëse nuk i bëjmë ato gjëra më mirë. Në jetën reale, optimizimi i kohës nuk na jep më shumë kohë, por na tregon sa shumë gjëra duhen bërë asaj kohe, duke na mbingarkuar vazhdimisht e vazhdimisht.Axhendat janë të vlefshme, por ata nuk japin kohë shtesë. Dhe momentet që rezultojnë më të çmuarat dhe më të paharrueshmet, nuk mund të kufizohen në kolonat e një axhende.

brusselstimes

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0