Melinda Gates: "Ky është dështimi, i cili më mësoi diçka që nuk do ta harroj kurrë" - Business Magazine Albania

Melinda Gates: “Ky është dështimi, i cili më mësoi diçka që nuk do ta harroj kurrë”


Miku im dhe CEO i Microsoft, Satya Nadella ka publikuar një libër të ri të quajtur “Hit Refresh”. Bëhet fjalë për rëndësinë e gjetjes së mundësive për të ndaluar atë që po bëjmë, të mendojmë për një moment dhe të ringjallemi. Është një libër i mrekullueshëm dhe më bën të mendoj për disa nga momentet “hit refresh” të miat.

Një nga ato momente erdhi në vitin 1995, kur isha gati të prezantoja demon e një projekti që do të udhëhiqja në Microsoft. Emri i tij ishte Microsoft Bob.

Ne do ta nisnim projektin, sepse e dinim se vetëm një e treta e familjeve kishin një kompjuter personal dhe njerëzit ende po mësonin rreth tyre. Shumë gjëra janë instiktuale për ne sot, por në ato kohë shumica e njerëzve nuk i kishin ende ato instikte. Pra, ideja jonë e madhe me Microsoft Bob ishte ta kthenim desktopin tuaj në diçka që çdokush ta kuptonte: një “shtëpi”. Për të shkruar, të klikonit sipër një stilolapsi dhe letre; për të kontrolluar datën, të klikonit kalendarin në mur – pra gjëra të tilla.

Programi kishte nevojë për një kompjuter më të fuqishëm se sa shumica e njerëzve kishin në atë kohë dhe shumë kritikë gjetën pamjen më perfekte. Një kritik tha se ishte projektuar “sikur audienca e synuar e programit të ishte grupi nën 12 vjeç” dhe e quajti programin “të papërgjegjshëm për njerëzit që ishin seriozisht të prirur për të nxjerrë shumë nga PC-të e tyre ose për të rriturit e çdo lloji për këtë çështje.

Lexoni: “Refresh IT”, konferenca e Microsoft kushtuar profesionistëve dhe drejtuesve të biznesit

Kuptova se dështimet si ky ishin pjesë e procesit, por kjo nuk i bëri ato më të këndshme. Dështimi kaq i vështirë – dhe kështu publikisht – ishte një eksperiencë krejtësisht e re. Përgatitja për atë demo ishte një nga gjërat më të vështira që kam bërë ndonjëherë.

Por pastaj, ekipi im dhe unë erdhën me një ide të shkëlqyer: unë do të dilja në atë skenë me një T-shirt që kishte para një logo të Microsoft Bob … dhe mbrapa, një objektiv të kuq të ndezur.

Kjo mori disa të qeshura. Por më e rëndësishmja, u tha njerëzve: le ta dëgjojmë këtë që kanë për të thënë. Ekipi ynë jo vetëm që do të dëgjonte reagimet, por do të kënaqej. Ne donim të dinim se ku ishte vendi ynë dhe do të bënim gjithçka që të jepnim më të mirën.

Dhe teksa qëndrova aty me atë T-shirt, kuptova pse dështimet çojnë në promovime. Ata fituan një shans për të ndaluar dhe për të mësuar diçka në një drejtim të ri dhe më të mirë. Ose, siç do të thoshte Satya, ata kishin mundësi për “Hit Refresh”.

(Oh dhe nëse po pyesni veten për fatin e Microsoft Bob, ne e mbyllëm atë si projekt, por disa nga karakteristikat e tij u pasuan në produkte të tjera të Microsoft gjatë viteve.)

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0