Mektrin zyrtarizon bashkëpunimin me Isuzu: një hap i madh për tregun e transportit profesional - Business Magazine Albania

Mektrin zyrtarizon bashkëpunimin me Isuzu: një hap i madh për tregun e transportit profesional

Mektrin, koncensionari më i madh në Shqipëri, ka marrë zyrtarisht përfaqësinë e Isuzu, marka e kamionave e njohur ndërkombëtarisht për qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e motorëve dizel. Që nga Dhjetori 2025, Isuzu Europe ka zgjedhur Mektrin si dealer të autorizuar, duke bërë të mundur që gama e plotë e kamioneve Isuzu të jetë tani e disponueshme dhe e mbështetur në mënyrë profesionale në tregun shqiptar dhe rajonal.

Isuzu, e themeluar në vitin 1916 dhe me emrin zyrtar të marrë në 1934 (sipas lumit Isuzu në Japoni), ka ndërtuar një reputacion të fortë si lider global në teknologjinë dizel. Marka është e njohur për jetëgjatësinë, efikasitetin në konsum karburanti, kostot e ulëta të mirëmbajtjes dhe raportin e shkëlqyer cilësi-cmim. Këto veçori e bëjnë Isuzu zgjedhjen e preferuar për biznese dhe flota që kërkojnë produktivitet, efikasitet dhe besueshmëri afatgjatë.

Lexo edhe: E ARDHMJA VJEN NË MEKTRIN MOTORS PËRMES VOLVO EX90 DHE XC90

Gama e produkteve Isuzu që vjen në Mektrin përfshin modele të ndryshme sipas nevojave komerciale dhe industriale:

ISUZU D-MAX – pick-up robust dhe multifunksional, të projektuar për punë të rënda dhe përdorim të përditshëm, ofrojnë kapacitet të lartë ngarkese dhe tërheqjeje; ideal për bujqësi, ndërtim dhe shërbime teknike, me konfigurime 4×2 ose 4×4 dhe përshtaten lehtësisht me superstruktura të ndryshme.

ISUZU N-Series (M21/M29/M30) – kamionë të lehtë, ideal për transport të lehtë ose të mesëm. Perfekt për shpërndarje urbane dhe rajonale, me manovrim të shkëlqyer dhe konsum të ulët karburanti; të përshtatshëm për logjistikë dhe shërbime komunale. Platforma Cab-Chassis lejon instalimin e një game të gjerë superstrukturash sipas nevojës së klientit.

ISUZU F-Series (F10/F11/F12/F13/F14) – kamionë medium-duty për aplikime industriale dhe transport mesatar me ngarkesa të rënda; të përshtatshëm për ndërtime, transport rajonal, shërbime publike dhe aplikime të specializuara si cisterna, betoniera apo kamione mbeturinash.

Si përfaqësues zyrtar, Mektrin do të ofrojë jo vetëm shitjen dhe shpërndarjen e mjeteve Isuzu, por edhe shërbim pas shitjes, mbështetje teknike dhe zgjidhje të personalizuara për flota dhe biznese. Falë përvojes 20-vjeçare, infrastrukturës së konsoliduar dhe stafit të kualifikuar, synimi i Mektrin është t’i sjelli klientëve komoditetin, besueshmërinë dhe vlerën afatgjatë që emri Isuzu përfaqëson.

Ky bashkëpunim përforcon angazhimin e Mektrin për të sjellë në Shqipëri marka me standarde të larta ndërkombëtare dhe për të ofruar zgjidhje praktike dhe të qëndrueshme për bizneset vendase. Për më shumë informacion mbi modelet dhe shërbimet, vizitoni showroom-et Mektrin ose kontaktoni ekipin e shitjeve dhe servisit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0