Mediat italiane jehonë Shqipërisë: Jo vetëm për pushime, por dhe për biznes - Business Magazine Albania

Mediat italiane jehonë Shqipërisë: Jo vetëm për pushime, por dhe për biznes

Mediat italiane jehonë Shqipërisë: Jo vetëm për pushime, por dhe për biznes
~3 minuta lexim

“Ishte pikërisht data 8 gusht 1991, kur 32 vite më parë anijet e tejmbushura me shqiptarë në kërkim të një shprese, kalonin detin për të zbritur në brigjet e Italisë. Por, sot, 32 vite më vonë, anijet janë zëvendësuar me tragete, të cilat lundrojnë në rrjedhë të kundërt. Nga Bari në Durrës, apo Vlorë, italianët që shkojnë në Shqipëri tashmë nuk janë vetëm pushues, por edhe banor të rinj të kryeqytetit shqiptar”. Kështu e nis artikullin prestigjozia “La Stampa”, e cila tregon se si shumë shtetas italianë po zgjedhin Shqipërinë për t’u zhvendosur, jo vetëm për të pushuar në sezonin turistik por edhe për të punuar dhe jetuar.

Sipas gazetës së njohur italiane destinacionet “low-cost” që ofron vendi janë krahasimisht më të lira me atraksionet e tjera turistike në Europë. Shembull për këtë ofrohet Ksamili, i konsideruar si maldivet “e leverdisshme” të Ballkanit, ku për të huajt çmimet  janë më të lakmuara se në vendet e tjera.Por kjo mesa duket, për median italiane nuk është e vetmja arsye përse numri i të huajve që zbresin në areoportet dhe në portet shqiptare shtohet çdo vit.

Lexo edhe:Bujtina Gjana, një destinacion agroturistik në Ujmisht të Kukësit

“Tashmë në rrugët e Tiranës të huajt nuk kërkojnë vetëm dëfrim dhe argëtim, por oportunitete, për punë dhe biznes.Taksat ende shumë të ulëta nën 15%, çmimi i leverdisshëm i krahut të punës dhe artizanatit, janë faktorët kryesor që nxisin biznesmenët italiane të nisin apo të zhvendosin aktivitetet e tyre financiare në Shqipëri”, shkruhet në artikull.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Jashtme italiane, janë më shumë se 20 mijë qytetarë italianë që jetojnë dhe veprojnë në vendin tonë prej 5-6 vitesh. Gjithashtu, referuar të dhënave të fundit nga Banka e Shqipërisë dëshmohet se janë gjithsej afro 2700 sipërmarrjet shqiptaro-italiane, nga të cilat 1911 janë tërësisht italiane që operojnë në tregun shqiptar.

Shqipëria cilësohet si e katërta në Europë për investimet e huaja, pas Zvicrës, Hollandës dhe Kanadasë. E nëse rrugët e Tiranës lakmohen nga italianët për të zhvilluar aktivitetet ekonomike, lokalitete si Durrësi dhe Vlora, por jo vetëm, janë kthyer në vendpushim për pensionistët e shtetit fqinj, për të kaluar etapën e tretë të jetës.

Megjithëse tre vitet e fudnit kostoja e jetesës është rritur, Shqipërja vijon rrugëtimin për t’u shndërruar në një koloni të preferuar nga italianët, për pushime, për biznes dhe për jetesë.

E nga ana tjetër, përkundër kësaj, shumë shqiptarë kanë zgjedhur vendet europiane për të zhvendosur jetën e tyre si emigrantë sezonalë apo azilantë në kërkim të një perspektive të re.

en

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0