Media zvicerane rendit Sarandën si destinacionin e parë për pushime në shtator - Business Magazine Albania

Media zvicerane rendit Sarandën si destinacionin e parë për pushime në shtator

Media e njohur zvicerane, “20 Minutes”, ka renditur Sarandën si destinacionin e parë të preferuar, mes 5 të tillëve të listuar, për të kaluar pushimet në shtator. Në artikullin me titull “5 destinacione ku të shijoni detin në shtator”, Saranda përshkruhet si vendi ideal për të kaluar pushimet.

Saranda është një qytet port në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë. Duke marrë rrugën që të çon në Ksamil, një fshat simpatik në një gadishull, mund të shihni Korfuzin nga larg. Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Edhe më në jug, vizitoni (qasje me varkë) dy ishuj të vegjël: Stilitin dhe Tongo”, shkruan revista zvicerane.

Artikullin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama në Facebook, ku shkruan se Shqipëria turistike vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja

Shqipëria turistike vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja. ‘20 Minutes’, një media shumë e njohur zvicerane, në një artikull të fundit të saj iu sugjeron lexuesve që të vijnë për pushimet e shtatorit në Shqipëri. Shqipëria renditet në artikull si destinacioni i parë i preferuar, krahas Stambollit, Hieres në Francë, Algraves në Portugali dhe Kalabrisë në Itali”, shkruan Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0