"Më pushuan nga puna, ja se si e trefishova rrogën pas kësaj"

“Më pushuan nga puna, ja se si e trefishova rrogën pas kësaj”


*Nga Han-Gwon Lung, CEO dhe bashkëthemelues i Tailored Ink.

Kur u diplomova në nivelin B.A në Anglisht në 2010, kisha ëndrra të mëdha…dhe absolutisht asgjë në rezymenë time. Doja të bëhesha shkrimtar, por nuk kisha të publikuar as edhe një artikull të vetëm timin. Siç mund ta imagjinoni, vitet që pasuan nuk ishin kaq të mirë për mua. Që nga 2010, unë: 

• Kam qenë i papunë 3 herë, për një total prej 13 muajsh;

• Dështova të kisha një punë më gjatë se një vit;

• Kam lënë tre punë dhe më kanë pushuar njëherë nga puna.

Ndërsa miqtë e mi ishin të punësuar në pozicione të mira, unë jetoja ende me prindërit e mi dhe rendja pas gazetarisë së lirë. Kur më në fund gjeta një punë të mirë, thjesht s’i besoja dot fatit tim. M’u duk shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu ishte, sepse më pushuan vetëm pas 6 muajsh si një punonjës jo i mirë.

Më pas bëra këto 5 gjëra që ma transformuan jetën. Brenda dy muajsh, unë punoja 50 orë në javë për klientët e mi dhe fillova të fitoja deri në 6 shifra (bëjini vetë llogaritë), më shumë se dyfishi i rrogës së mëparshme. Ndërsa sot, në më pak se një vit, bëj më shumë se trefishin e rrogës që kisha në të njëjtën punë më parë.

Dhe e besoni? Nuk m’u desh të lëvizja malet për ta bërë një gjë të tillë realitet. Ajo që m’u desh të bëja ishte të mësoja ca zakone të reja. Ja cilat ishin ato:

1. Mësova se si të shisja

Jo të gjithë njerëzit kanë prirje për biznes, as unë nuk bëja përjashtim. Autori i librave të biznesit Daniel Pink, thotë se në shoqërinë e ditëve të sotme ku njerëzit janë intensivisht të lidhur mes tyre, të gjithë ne jemi nga pak marketerë. Me fjalë të tjera, nuk keni për të patur sukses për një kohë të gjatë nëse nuk dini se si të “shisni nga vetja”.

2. Shpenzoja një orë çdo ditë me biznesin tim të ri

Duke parë emailet e mia të dërguara, zbulova se emailet që kishin një shkallë më të lartë përgjigjie ishin ato që ishin të shkruar shkurt dhe në mënyrë konçize. Kështuqë, ajo që bëra ishte të shkruaja një model të emailit dhe e personalizoja atë para çdo aplikimi për punë kur ia adresoja punëdhënësve specifikë.

Dhe funksionoi për mrekulli. Tani për çdo 5 punë që aplikoj, unë marr një ose dy përgjigjie. Dhe në mënyrë të vazhdueshme aplikoj për punë të reja çdo ditë.

3. Unë vendos tarifat orare të punës sime

Supozojmë se punoni në një zyrë këshillimi dhe rroga juaj është 50,000 $ në vit, ose 25$ në orë. Duke supozuar një rritje 5% çdo vit, rroga juaj do të kapte 63,814$ çdo vit pas pesë viteve ose 32$ në orë.
Tani supozoni se e braktisni këtë punë dhe i bashkoheni “Freelance Nation”. Në vitin e parë të biznesit tuaj, ju vendosni një tarifë prej 50$ në orë, vetëm për të parë nëse tërhiqni klientë me atë tarifë. Nëse po, vitin tjetër rriteni deri në 60$ në orë. Pas pesë viteve duke ushtruar gazetarinë e lirë, ju mund të kërkoni deri në 100$ për orë dhe të kapni rrogën 6 shifrore.

Nëse besoni se vërtet mund të ofroni shërbime shumë të mira, pse jo të mos e rrisni tarifën orare të shërbimeve?

4. Refuzoja klientët e këqinj

Nuk ka gjë më të keqe kur punon në një kompani se sa një klient i keq. Por ne të gjithë e dimë se këta na ndodhin t’i takojmë. Çdo klient i keq, për marrëdhëniet biznes-biznes është një gozhdë në patkua. Kur keni 10-20 klientë të mirë, nuk ia dilni dot të shpenzoni 80% të kohës suaj duke u marrë edhe me këta klientë “të këqinj” që mund të përbëjnë vetëm 20% të të ardhurave tuaja. Thënë ndryshe, sigurohuni që të punoni për ata klientë që ia vlejnë dhe e dini se do ju paguajnë tarifat që ju ngarkoni për ta.

4. Përveçse më siguronte jetesën, vendosa të bëj diçka që më pëlqen

Gjithmonë ekziston ai debati mes të bërit diçka që ju doni, apo diçka që ju paguan faturat. Duhet me patjetër të zgjidhni mes këtyre të dyjave? Shpresoj që jo.

Nëqoftëse besoni se “askush nuk e pëlqen punën e tij/saj”, atëherë jeni në klubin e njerëzve me një nga besimet që shkatërrojnë më shumë një person. Puna juaj është ajo që do të bëni për tetë ose më shumë orë në ditë, pesë ose gjashtë ditë në javë, derisa të dilni në pension.

Kështuqë pse të zgjidhni midis pasionit dhe përfitimeve? Bëni diçka që ju e pëlqeni dhe diçka që ju paguan faturat në të njëjtën kohë. Të dyja këto zgjedhje ka mundësi “të takohen” me njëra-tjetrën. Është detyra juaj për të gjetur udhëkryqin e të dyjave. Në këtë rast, Google Maps nuk ju ndihmon dot.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0