Me Kartën Blu tashmë mund të jetoni dhe punoni në Bashkimin Europian - Business Magazine Albania

Me Kartën Blu tashmë mund të jetoni dhe punoni në Bashkimin Europian


Popullsia e Europës është duke u plakur me ritme shumë të shpejta dhe është bërë e nevojshme të mbetet një destinacion tërheqës për punonjësit e specializuar.

BE po përballet me mangësi në krah pune në disa sektorë dhe deri në vitin 2020 mund të ketë nevojë për 756 mijë punonjës të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si edhe rreth 1 milion profesionistë në fushën e shëndetësisë.

Për këtë arsye, Parlamenti Europian po punon për të përditësuar rregullat që thjeshtëzojnë marrjen në punë të këtyre punonjësve që jetojnë jashtë vendeve të Bashkimit Europian.

Karta Blu është një dokument identifikimi që shërben pikërisht për të treguar lejen e qëndrimit dhe të punësimit, por fatkeqësisht nuk është shumë e njohur dhe publicizuar nga vendet anëtare. Disa vende preferojnë të përdorin sistemin e tyre kombëtar, ndërsa vende të tjera thjesht nuk përfitojnë nga ky sistem.

Nëse në vitin 2015, u pajisën me këtë kartë vetëm 17,106 punonjës, kryesisht në Gjermani, për të rritur apelin e saj, ajo do të bëhet më e thjeshtë për t’u marrë. Kjo nënkupton që do të ketë një pagë dysheme më të ulët, kontrata më të shkurtra nga 12 muaj në 6 muaj dhe dhënie ndihme për të diplomuarit në sektorët ku ka më shumë nevojë.

“Kjo nuk është një skemë për migracionin masiv. Ai do të jetë migracion i targetuar për të mbushur disa hapësira në punë specifike. Me Kartën Blu të rishikuar, Europa do të fitojë më të mirët dhe më të zgjuarit e botës”, shprehet Claude Moraes, eurodeputet .

Kushtet që duhen përmbushur për të aplikuar për një Kartë Blu të Bashkimit Europian

  • Duhet të provosh se ke një kualifikim të lartë profesional, duke treguar një kualifikim edukimi të lartë si psh. një diplomë universiteti të akredituar në BE. Disa shtete pranojnë edhe thjesht të paturit 5 vjet eksperiencë pune në fushën specifike.
  • Duhet të punosh si një nëpunës, nuk lejohen të vetëpunësuarit apo sipërmarrësit
  • Rroga vjetore duhet të jetë e lartë, të paktën sa 1.4 herë mesataren e rrogave vjetore në atë shtet
  • Duhet të prezantosh një kontratë pune ose një ofertë pune që të mban në BE për të paktën gjashtë muaj
  • Duhet të kesh dokumentet e nevojshme të udhëtimit. Si edhe siguracion shëndetësor për veten dhe të afërmit që mund të udhëtojnë në BE me ty
  • Duhet të vërtetosh se plotëson kërkesat ligjore për të praktikuar profesionin tënd, në vendet ku kjo gjë kërkohet

Aplikimi bëhet nga personi ose nga punëdhënësi pranë autoriteteve përgjegjëse në vendin ku dëshirohet të punohet. Kohëzgjatja e Kartës Blu, rroga minimale vjetore dhe tarifa për secilin vend anëtar varion dhe mund ta verifikoni këtu.

Bashkimi Europian gjithashtu ka vënë në dispozicion një portal punësimi ku mund të kontrolloni pozicionet vakante dhe kërkesat specifike të punëdhënësve.

burimi: 24-ore.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0