Me hapjen e degëve online, bankat japin edhe kredi - Business Magazine Albania

Me hapjen e degëve online, bankat japin edhe kredi


Përdorimi masiv i internetit, smartphone-ëve dhe teknologjisë është duke i orientuar bankat tregtare në vendin tonë gjithnjë e më shumë ndaj ofrimit të shërbimeve online. Pothuajse të gjitha bankat tashmë kanë hapur degët në internet. Në web-et e tyre zyrtare, janë prezantuar degët online, të cilat operojnë gati njësoj si degët në terren.

Hapësira virtuale ofron shërbimet në distancë për biznese dhe konsumatorë duke përfshirë jo vetëm pagesat utilitare, por edhe shitjen e produkteve të tilla si paketat e kredisë.

Nëpërmjet degës online të interesuarit për kredi të vogla lidhen në distancë nga telefoni ose interneti me operatorët e bankës. Në këtë mënyrë analizohet shuma e kredisë dhe të ardhurat e disponueshme nga klientët. Pasi realizohet e gjithë ekspertiza nga ana e bankës klientët vijnë vetëm për firmë në sportele.

Ekspertët në bankat tregtare pohojnë se degët online më së shumti janë të fokusuara për pagesat utilitare dhe faturat kryesisht. Gjithashtu ato japin asistencë për përdoruesit e shërbimeve bankare online se si mund të shfrytëzohet home banking.

Në 2016 numri i transaksioneve nga “Home Banking” u rrit me 27%, sipas Shoqatës së bankave.

Por me gjithë këto zhvillime hapësirat për të zhvilluar shërbimet e pagesa janë të mëdha. Një studim i posaçëm i Bankës Botërore tregon se vendet e rajonit, ku përfshihet edhe Shqipëria kanë akses të ulët në këto shërbime dhe veçanërisht Shqipëria paraqitet shumë dobët.

Siç shihet nga të dhënat krahasuese, Shqipëria ka numrin më të ulët të pikave të shërbimit për pagesa ndër 12 vendet e rajonit ECA, madje me diferencë shumë të madhe. Gjithashtu vendi ynë ka numrin më të ulët të ATM-ve. Situata dramatikisht ndryshe në aksesin në pagesa lidhet me faktin se institucionet e pagesave nuk janë të pranishme në zonat rurale të vendit tonë. Madje ato janë shumë të kufizuara jashtë rajonit Tiranë –Durrës.

Ekspertët ndërkombëtarë kanë analizuar se pagesat elektronike ofrojnë potencial të madh për të integruar familjet me të ardhura të ulëta. Nga këto shërbime prodhuesit bujqësorë, shitësit dhe segmente të tjera të marxhinalizuara të ekonomisë do të ulnin kostot.

Por, përdorimi i gjerë i pagesave elektronike kërkon përmirësime financiare, infrastrukturë komunikimi, ligjore dhe rregullative.

Burimi: insajderi.com

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0