McDonald's dëshmon forcën e markës së tij - Business Magazine Albania

McDonald’s dëshmon forcën e markës së tij


Mos u shqetësoni, nuk jeni duke humbur shikimin tuaj dhe nuk ka asgjë të keqe me ekranin tuaj. Këto reklama të McDonald’s që po shfaqen janë qëllimisht të paqarta. Megjithatë, vë bast që ju e dini saktësisht se cilët artikuj ushqimorë janë duke u reklamuar.

Lexoni: 5 Franshizat më të mira botërore që mund të hapen nga të gjithë

Në vend që të shfaqet e dukshme në reklamën e saj, në mënyrë që kalimtarët të kujtojnë se McDonald’s ekziston, kjo fushatë nga agjencia lokale TBWA San Juan ka pak argëtim me fuqinë e markës McDonald’s.

Me slogan ‘Say No More’, kjo fushatë e di se harqet e artë të logos si dhe produktet e saj flasin vetë. Ajo mbështetet vetëm në një përafrim të paqartë të ushqimit të tij për të hapur oreksin e njerëzve dhe atë çka atyre ju nevojitet. Ky është një testament për suksesin e markës, ose një koment shqetësues për zakonet e konsumatorit. Ose pak nga të dyja.

Me një hapësirë të mbushur me fletëpalosje dhe reklama billboard, markat duhet të jenë të kujdesshme të mos tejmbushin konsumatorët me promovime produktesh apo shërbimesh që shpesh herë bëhen të vështira për t’u shitur. Megjithatë, me këto imazhe impresionuese, McDonald’s qëndron larg reklamimit tradicional duke e ulur intensitetin e mesazhit.

Sa i përket promovimit të ushqimit të shpejtë, kjo është padyshim një përpjekje më dinjitoze sesa fushata e fundit e Burger King, e cila i inkurajonte njerëzit që të digjnin posterat e rivalëve të tyre me një aplikacion të realitetit të shtuar.

Lexoni: Çfarë duhet të dini kur krijoni logon e kompanisë suaj?

burimi: creativebloq

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0