Mbyllet KosICT: Entuziazëm dhe rrjetëzim në festivalin më të madh të teknologjisë në rajon

Mbyllet KosICT: Entuziazëm dhe rrjetëzim në festivalin më të madh të teknologjisë në rajon


Në konferencë morën pjesë rreth 3500 entuziastë dhe profesionistë kombëtarë e ndërkombëtarë të teknologjisë.

Gjatë dy ditëve, paralelisht janë mbajtur fjalime në skenën kryesore dhe atë të zhvilluesve (Dev Stage).

Përderisa skena kryesore ka pritur figura, të cilët folën për tema si Big Data, rëndësia e brandimit, Outsourcing, rëndësia e TIK, bankingu dixhital, etj, në anën tjetër skena e zhvilluesve (Dev Stage) ishte vendtakimi i programuesve, zhvilluesve të inxhinierëve, të cilët detajisht praktikuan punën e tyre.

Pjesë e konferencës ishin edhe 16 Startup-e, pjesë e inkubatorit të Innovation Center Kosovo (ICK), të cilët promovuan produktet dhe shërbimet e tyre para shumë vizitorëve në Panairin e Inovacionit.

Në ditën e parë, hapësirë iu dha edhe gjeneratës së re të zhvilluesve, ku rreth 25 fëmijë nga Shkolla Dixhitale mbajtën garën “Hackathon” e të cilët në fund të ditës prezantuan para publikut punën e tyre.

Pjesë interesante e ditës së dytë ishte gara e lojës ‘League of Legends’ në mes të grupeve ‘Struga Esports’, Respawn Esports dhe Omegaforce, e cila mblodhi në një vend shumë entuziastë të lojërave elektronike.

Edicionin e nëntë të konferencës do të mund ta ndiqni me 29 dhe 30 tetor 2020.

Pjesë e KosICT kanë qenë Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ku ka theksuar se Kosova ka potencial të madh për të arritur në fushën e teknologjisë, por fatkeqësisht nuk vlerësohet nga jashtë, si dhe ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0