Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për bashkitë e prekura nga zjarret e verës - Business Magazine Albania

Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për bashkitë e prekura nga zjarret e verës

Qeveria ka miratuar dëmshpërblime në vlerën totale mbi 345 milionë lekë për 15 bashki të vendit, të cilat u prekën nga zjarret gjatë sezonit të verës, konkretisht periudhën nga 15 qershori deri në 15 shtator 2025.

Sipas shpërndarjes zyrtare të fondeve, bashkia që përfiton vlerën më të lartë është Kruja, me rreth 146 milionë lekë, e ndjekur nga Gramshi me 86,6 milionë lekë dhe Finiqi me 40 milionë lekë. Delvina përfiton 36 milionë lekë, ndërsa Dropulli dhe Malësia e Madhe përfitojnë përkatësisht 7,7 milionë lekë dhe 6,6 milionë lekë.

Lexo edhe: Rritje rekord e bizneseve të reja në Shqipëri në 2025-ën, QKB publikon të dhënat

Fondet do të përdoren për dëmshpërblimin e pasurive të dëmtuara dhe për ndërhyrje emergjente, duke synuar rikthimin e normalitetit në zonat e goditura. Autoritetet theksojnë se mbështetja financiare është pjesë e një qasjeje më të gjerë për përballimin e pasojave të zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve lokale për menaxhimin e emergjencave.

Shpërndarja sipas bashkive:
📍 Delvinë – 36 mln lekë
📍 Dibër – 10,5 mln lekë
📍 Gramsh – 86,6 mln lekë
📍 Has – 0,7 mln lekë
📍 Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
📍 Krujë – 146 mln lekë
📍 Kukës – 0,6 mln lekë
📍 Librazhd – 0,2 mln lekë
📍 Peqin – 4 mln lekë
📍 Tepelenë – 0,3 mln lekë
📍 Kamëz – 2 mln lekë
📍 Maliq – 1,2 mln lekë
📍 Finiq – 40 mln lekë
📍 Dropull – 7,7 mln lekë
📍 Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0