Mbahet takimi i parë i jurisë së ICT Awards 6, mbi 100 aplikime kërkojnë suksesin në shtatë kategori - Business Magazine Albania

Mbahet takimi i parë i jurisë së ICT Awards 6, mbi 100 aplikime kërkojnë suksesin në shtatë kategori


Konkursi mbarëkombëtar ICT Awards ka hyrë në fazën përfundimtare të identifikimit dhe vlerësimit të yjeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në mbarë trevat shqiptare.

Pasi mbylli me sukses turin e takimeve me plot 21 të tilla të mbajtura në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Durrës, Tetovë, Shkodër, Gjakovë, Ulqin, Pejë dhe Korçë, edicioni i gjashtë mbylli aplikimet të Shtunën e datës 31 Mars në ora 00:00.

Mbi 100 aplikime kishin mbërritur pranë organizatorëve të garës. Risia e këtij edicioni është përfaqësimi i gjerë i një inovacioni që flet shqip përtej kufijve, me aplikantë nga Stambolli, Milanoja, Londra, Kalifornia, Dublini dhe Bilbaoja.

Edicioni i gjashtë shënoi startin e tij më datë 2 Shkurt në një aktivitet të dedikuar me një pjesëmarrje të gjerë nga mbarë komuniteti shqiptar i teknologjisë së informacionit.

Lexoni: FILLOJNË EMOCIONET E NJË INOVACIONI QË FLET SHQIP, ICT AWARDS TAKIME NË TIRANË, PRISHTINË DHE SHKODËR

Mbyllja e aplikimeve i hap rrugë fazës finale të prezantimit dhe vlerësimit të projekteve nga juria e ICT Awards, e cila këtë vit përbëhet nga: Prof. Dr. Edmond HajriziAnila (Hoxha) TollkuçiProf. Dr. Ilir ÇapuniJonida ÇerekjaAltin PetreVisar JasiqiProf. Dr. Azir AliuSokol VladiGjergji GuriMuhedin Nushi dhe Ermal Beqiri.

Për herë të parë juria u mblodh më datë 2 Prill, takimi i parë i disa takimeve që do të mbahen deri në shpalljen e fituesve në natën gala të datës 27 Prill.

Në takim u firmos “Deklarata e Konfidencialitetit” nga të gjithë anëtarët e jurisë përpara fillimit të mbledhjes.

Me unanimitet të plotë u bë edhe përzgjedhja e kryesisë. Jurinë këtë vit do ta drejtojë znj. Anila Hoxha Tollkuçi, Shefe e Sigurisë së Informacionit pranë Raiffeisen Bank, ndërsa zëvendës kryetarë u zgjodhën z. Ilir Çapuni, Drejtor i Qendrës Kërkimore të Avancuara Kompjuterike pranë University of New York in Tirana dhe z. Muhedin Nushi, Drejtor i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Prishtinës, të cilët me kënaqësi pranuan përgjegjësinë e dhënë.

Ata u shprehën të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe rëndësinë e këtyre roleve si dhe shprehën vullnetin, dëshirën dhe kënaqësinë e tyre për të përfaqësuar jurinë në aktivitetet vijuese.

Juria u njoh me listën e aplikantëve, emrat e kandidatëve, projektet dhe detajet e tjera të aplikimit. Gjithashtu u bë dorëzimi i materialeve përfundimtare për vlerësimsi dhe afati për vlerësim.

Një listë e ngushtuar e kandidatëve të përzgjedhur do të demonstrojë projektet përpara jurisë më 14 Prill në Prishtinë për aplikimet nga Kosova ndërsa më 15 Prill në Tiranë për aplikimet nga Shqipëria.

Lexoni: ICT AWARDS PËR HERË TË PARË NË ULQIN, TAKIM NË KOSOVË ME MINISTRIN PËR ZHVILLIM EKONOMIK, MINISTRIN E INOVACIONIT DHE KRYETARIN E PRISHTINËS

Në edicionin e gjashtë, ICT Awards vijon të gëzojë mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan HoxhaBanka Raiffeisen dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Më 27 Prill ICT Awards do të shpallë në një aktivitet Gala fituesit e garës në shtatë kategori: ICT Inovacioni i VititICT Mobiliteti i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje i VititFemra në ICTICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Siguri Kibernetike.

Për çdo informacion rreth garës, kategorive, kritereve të vlerësimit dhe zhvillimeve më të fundit rreth garës, të interesuarit ftohen të vizitojnë faqen zyrtare ictawards.org.

Edicioni i gjashtë i Albanian ICT Awards vjen pas plot pesë vitesh rrugëtim. Themeluar në 2012-ën, kjo garë është shndërruar në një oaz inovacioni ku shqiptarë nga mbarë trevat por edhe më gjere gjetën mbështetjen por edhe inkurajimin e duhur, atë të një komuniteti të tërë i cili rritet dita ditës, një komunitet i aftë të vlerësojë përpjekjet e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0