ICT Awards për herë të parë në Ulqin, takim në Kosovë me Ministrin për Zhvillim Ekonomik, Ministrin e Inovacionit dhe Kryetarin e Prishtinës - Business Magazine Albania

ICT Awards për herë të parë në Ulqin, takim në Kosovë me Ministrin për Zhvillim Ekonomik, Ministrin e Inovacionit dhe Kryetarin e Prishtinës


Kur kanë ngelur vetëm 12 ditë nga mbyllja e aplikimeve në edicionin e gjashtë, Albanian ICT Awards për herë të parë vizitoi me 14 Mars qytetin e Ulqinit.

Në një pritje të jashtëzakonshme nga Gjimnazi “Vëllazërim Bashkim”, Shkolla e Mesme “Drita” përcjellë nga Televizioni lokal Teuta, ekipi i ICT Awards u shoqërua nga anëtari i jurisë në edicionin e pestë Prof Ilir Çapuni.

Nxënësit e shkollave kishin rezervuar një mikpritje të ngrohtë duke afirmuar më tej karakterin mbarëkombëtare të një gare e cila çdo vit sjell bashkë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi në një prej aktiviteteve më të shquara të teknologjisë dhe informacionit.

Albanian ICT Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt në një aktivitet të cilit ju bashkua edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri për Zhvillim Ekonomik i Kosovës Valdrin Luka.

Më 15 Mars përfaqësues të Albanian ICT Awards nga Juria dhe pjesa organizative e kësaj nisme u pritën nga Ministri për Zhvillim Ekonomik i Kosovës z. Valdrin Lluka.

Ai u njoh më nga afër me ecurinë e deritanishme të garës mbarëkombëtare, por gjithashtu Ministri prezantoi disa prej projekteve më ambicioze të dikasterit që drejton duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim të sinkronizuar me aktorët e ekosistemit të inovacionit.

Po të njëjtën ditë Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, z. Besim Beqaj priti delegacionin e Albanian ICT Awards në kuadrin e turit mbarëkombëtar të kësaj nisme.

Lexoni: Mes emocionesh dhe surprizash hapet edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards

Mikëpritjet e ngrohta të Prishtinës vijuan me kryetarin inovativ Shpend Ahmeti, i cili pranoi me kënaqësi ftesën në mbrëmjen gala të edicionit të gjashtë që do të mbahet me 27 Prill.

Në vazhdën e fushatës mbarëkombëtare me qëllim inkurajimin e inovatorëve, studentëve, sipërmarrësve dhe entuziastëve të teknologjisë ICT Awards ishte në Prishtinë përmes një takimi të hapur me komunitetin e ICT-së.

Paneli ishte i përbërë me histori suksesi dhe partnerë ndër vite me të ftuarit si Visar A. JasiqiJeton SiqecaAbetare GojaniBesfort GuriBlerta ThaciLekë ZherkaMimoza BytyqiArdian A. AlajKushtrim Shala.

Së fundi java u mbyll më 17 Mars në një takim me studentë të përzgjedhur të Universitetit për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë i cili është njëherazi partner dhe sponsor tradicional i kësaj nisme.

Edicioni i gjashtë fillon rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan HoxhaBanka Raiffeisen dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Dy muaj nga starti, janë mbajtur plot 15 takime në kuadër të edicionit të gjashtë.

Aplikimet do të vijojnë deri më 31 Mars 2018 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0