Marrëveshje për grurin mes Ukrainës dhe Rusisë - Business Magazine Albania

Marrëveshje për grurin mes Ukrainës dhe Rusisë

Marrëveshja e arritur mes Kievit dhe Moskës me ndermjetësimin e Ankarasë për zhbllokimin e grurit ukrainas, pati efekt të menjëhershëm në tregje. Wall Street Journal shkruan se cmimi i grurit ra pas lajmeve se pakti u vulos me sukses, edhe pse tashmë pritet vënia në jetë e tij që mund do të jetë më e vështirë nga sa parashikohet në letër.

Në bursën e ChiCagos, kuotimi i grurit ra në nivelin më të ulët që nga shkurti kur Rusia nisi sulmin në Ukrainë. Kjo e fundit tani do të tentojë të nisë dergesa prej gati 5 milionë tonësh grurë në muaj, duke iu afruar niveleve të paraluftës.

Tregtarët amerikane thonë se marrëveshja duhet te qetësojë disi shqetësimet e lidhura me cmimin e ushqimeve, duke pasur parasysh se si Rusia, ashtu edhe Ukraina rreshtohen ndër vendet kryesore eksportuese të drithit ne botë. Për këtë arsye, konflikti pati pasoja masive ndaj sigurisë për ushqime në mbarë botën. Bllokada e porteve ukrainase nga flota ruse e Detit të Zi gjatë luftës agresore ka bërë që çmimet e drithit të rriten ndjeshëm në mbarë botën dhe ka shkaktuar një krizë ushqimore. Dhjetra anije janë bllokuar dhe në magazonat dhe silotë e portit të Odessë presin të paktën 20 milionë tonë drithë për t’u eksportuar.

Sipas shifrave të Organizatës së OKB-së për Ushqimin më 2021 Ukraina, nje nga “shportat e bukës në botë”, zinte vendin e tretë si eksportuese e elbit dhe vendin e pestë për eksportin e grurit. Nëse marrëveshja qëndron, mund të ndihmojë në lehtësimin e mungesës katastrofike të ushqimit që u përkeqësua nga pushtimi rus që ndikoi në të gjithë ekonominë globale, duke përkeqësuar një krizë ushqimore në rritje, duke kontribuar në urinë në Afrikë dhe duke kërcënuar trazira politike në disa vende.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0