Marrëdhëniet me publikun, “ambasador” i brandit

Marrëdhëniet me publikun, “ambasador” i brandit


Kur vjen fjala që të “kapësh” sa më shumë klientë. Marrëdhëniet me publikun mund të jenë miku më i mirë i një kompanie ose armiku më i keq. Ndërtimi i organizatës për një marrëdhënie të fortë me kompani-klient vjen nga besimi dhe respekti i përbashkët. Klienti është “gjaku” i kompanisë, dhe si i tillë, kompania pret që ky “ambasador” i brandit t’i “nënshtrohet disa rregullave.

Më poshtë janë pesë rregulla për t’u ndjekur kur ndërtohen marrëdhëniet e forta kompani-klient.

1. Jini konsistentë me publikimin e informacioneve

Konsistenca në shpërndarje është diçka që shumë konsumatorë e kërkojnë nga kompania. Nëse ekipi juaj i marrëdhënieve me publikun mund të jetë konsistent me nxjerrjen e informacioneve, ai do të asistojë në “kapjen” më efektive të mendjeve të publikut, dhe të fitojnë interes rishtazi në çfarëdolloj produkti apo shërbimi që po shet kompania juaj. Kurdoherë që është e mundur, përpiquni të nxirrni informacione në baza periodike.

2. Shitni “diferencën” e produktit

Mendoni se çfarë është ajo që e bën produktin e klientit tuaj unik. Çfarë qëllimi kërkon të përmbushë ky produkt ose shërbim? Çfarë mund të realizojë kjo kompani që të tjerët nuk munden?

Duke marrë në konsideratë këto faktorë janë këta të fundit që ndihmojnë në shitjen e një produkti. Klientët kërkojnë kompani që ofrojnë shërbime unike. Mos kopjoni thjesht atë që bëjnë kompanitë e tjera, përpiquni të krijoni gjëra të reja.

3. Përdorni dëshmi për të mbështetur reputacionin

Pajisja më e mirë PR që një kompani mund të përdorë është marketingu i thashethemeve (word-of-mouth). Pavarësisht se media sociale është e mirë për tregun online, avantazhet e PR e ndihmojnë organizatën të arrijë një treg “të gjallë.”

Dëshmitë janë një mënyrë e mirë për të qenë në këtë treg. Lidhuni me klientët e kënaqur në audiencën tuaj; mbase mund të rishikonit produktin e kompanisë në formën e një dëshmie të shkruar ose të paraqiteni me një demostrim live të produktit në një zonë lokale.

4. Njihni audiencën tuaj

Patja e eksperiencave me audienca të shumëfishta në tregun tuaj të zgjedhur është një plus i madh kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me klientin.

Tregje të ndryshme ia dalin mirë me strategji të ndryshme, të “qëndisni” përpjekjet tuaja marketing për të arritur te më shumë klientë me karakteristika të ndryshme demografike në një qasje familjare do t’i bëjë marrëdhëniet të duken më personale. Kjo mund të vendosë një besim ndërmjet kompanisë dhe konsumatorëve të saj. Familjariteti shpeshherë ngjall mirëkuptim.

5. Bëjeni të kërkueshëm

Ja një ide me të cilën mund të argëtoheni-Optimizimi i Motorrit të Këkrimit.

Në mënyrë që ta bëni organizatën tuaj më të kërkueshme në Google, përdorni fjalë dhe fraza që kapin vëmendjen, të cilat njerëzit ka gjasa t’i përdorin në atë formë për të kërkuar një produkt të caktuar. Kjo e ndihmon markën tuaj të jetë më shumë e ekspozuar ndaj zonave online.

 

/Shkruar nga Daniel Newman, Publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0