Makina XPeng ngrihet në ajër në Dubai, realizohet me sukses fluturimi 90 sekondësh - Business Magazine Albania

Makina XPeng ngrihet në ajër në Dubai, realizohet me sukses fluturimi 90 sekondësh

XPeng X2 ka përfunduar me sukses fluturimin e parë publik testues të makinës së tij fluturuese me dy vende. XPeng X2 ngrihet vertikalisht nga toka duke përdorur tetë helikë, pa pasur nevojë për një pistë dhe për këtë arsye është i përshtatshëm për zonat urbane të ndërtuara. Automjeti, i projektuar për të transportuar dy pasagjerë, është plotësisht elektrik dhe prodhuesit e tij thonë se mund të ngrihet në ajër me rreth dy metra në sekondë dhe të arrijë shpejtësi deri në 80 milje në orë.

Megjithëse fluturimi testues zgjati vetëm 90 sekonda, sipas Liu Xinyin, specialisti kryesor i aviacionit ne Xpeng Aeroht, teknologjia është afër gatishmërisë për përdorim publik, por rregulloret rreth makinave fluturuese janë ende shumë larg. Liu beson se njerëzit do të jenë në gjendje të përdorin makinat fluturuese brenda hapësirave të kufizuara të rregulluara në vetëm pesë vjet. Kjo përputhet mjaft mirë me planet ambicioze të qeverisë kineze për të nisur taksitë fluturuese deri në vitin 2025.

“ XPeng X2 është i pajisur me automatizim AI, mund të drejtohet manualisht ose mund të vendoset në vetë-drejtim. Mëson si të shmangë trafikun, të shmangë ndërtesat dhe njerëzit”, thotë Liu.

Aktualisht ka dhjetëra makina fluturuese në zhvillim në mbarë botën si “BlackFly” e firmës kanadeze Opener, “SD-03” e SkyDrive Inc dhe prototipi “AirCar” i Klein Vision, i cili bëri një sukses me testimin 35- minutësh në Sllovaki vitin e kaluar.

Mbrojtësit thonë se makinat fluturuese mund të revolucionarizojnë transportin urban, duke i bërë rrugët më pak të ngarkuara dhe për këtë arsye më të sigurta për këmbësorët dhe çiklistët, dhe për automjetet elektrike si XPeng X2, gjithashtu reduktojnë emetimet e karbonit.cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0