Teksa teknologjia përparon e njëjta gjë ndodh edhe me konceptet e gjërave që janë përdorur deri më sot nga njerëzit. Lehtësimi i jetës përmes inovacionit këtë herë është fokusuar tek makinat e së ardhmes. Lars Riemann ka projektuar një makinë autonome me një vend dhe me një strukturë shumë të ngushtë që duket si një valixhe. Ky koncept i dizenjuesit është bërë me qëllimin për të kursyer hapësirë në parkim.
Koncepti i makinës së të ardhmes e quajtur “Snap Up”, u projektua për zona urbane me popullsi të dendur me shumë ndërtesa të larta, si Seuli .
Makinat mund të vendosen vertikalisht pranë njëra-tjetrës në rrugë ose mund të ngjiten në fasadën e ndërtesave të banimit.
“Ndërsa një makinë shpenzon më shumë se 95 për qind të jetës së saj e parkuar, ajo gjithashtu zë mesatarisht rreth 12 metra katrorë hapësirë gjatë asaj kohe. Megatrendi i urbanizimit do të vazhdojë të rritet në të ardhmen, dhe me më pak hapësirë në dispozicion. Ky problem tashmë është i dukshëm sot, veçanërisht në Azi”, tha Lars Riemann.dezeen
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.