"Magjia", biznesi që ruan traditën dhe ndihmon në punësimin e femrave - Business Magazine Albania

“Magjia”, biznesi që ruan traditën dhe ndihmon në punësimin e femrave


Një shembull i veçantë në Llashticë të Gjilanit është biznesi familjar që ka investuar për prodhime ushqimore tradicionale, ku janë angazhuar gra në punë.

Që prej Janarit të këtij viti biznesi për ushqime tradicionale “Magjja” ka filluar me prodhimin dhe shitjen e të gjitha gatimeve tradicionale shqiptare, duke filluar prej produkteve si fli, pite, rrethatore, manti, samza, resenik, paqë, pogaqe, bukë, gatime po ashtu edhe nga misri, sikurse edhe disa produkte ëmbëlsira fshati siç janë, bakllava, tatli të buta dhe të forta etj. Gatime që prodhohen veç në furra druri janë me një cilësi të lartë pa aditiv dhe me prodhime vendase.

Anë pozitive e këtij biznesi është edhe për fermerët e këtij fshati dhe në rrethinë, ngaqë “Magjja” po u blen bulmetin për prodhimin e këtyre produkteve tradicionale në këtë punishte.

Konsiderohet se biznesi, i cili u krijua me një iniciativë të grave që është investuar në vlerë rreth 40 mijë euro me një kredi bankare për ushqime tradicionale e bën Kosovën atraktive, jo vetëm për konsumatorët, por edhe për turistët dhe mërgimtarët nga diaspora.

Menaxherja e prodhimit, Nebahate Haziri tregon se puna që ka filluar prej fillimit të këtij viti po iu shkon mirë, me shumë vullnet dhe janë të kënaqur me punën që e bëjnë.

“Jemi pesë anëtarë të familjes, që mbahemi me këtë punë. Jemi pesë punëtore të rregullta, mendojmë që ta rrisim edhe më tej numrin e punëtoreve dhe po ashtu edhe biznesin, besoj se po na shkon biznesi mirë. Është një biznes i ri, i cili ka filluar në janar të këtij viti por besojmë që t’i rrisim kapacitetet e biznesit”, theksoi Haziri.

Edhe Nysrete Berisha punonjëse në këtë punishte, e cila nuk përton të gatuajë me brumë, tregon se gatuan tetë lloje pite, ndër to edhe piten e ashtuquajtur me hundë, tradicionale e vjetër që nuk gatuhet aktualisht nëpër kuzhinat shqiptare.

Drejtues të këtij biznesi thonë se si çdo biznes tjetër kanë vështirësi për depërtimin në treg, mirëpo kërkojnë që përmes donacioneve dhe projekteve me donatorët të ndihmohet ky biznes për të ngritur kapacitetet e duhura.

Isuf Berisha zëvendësmenaxher i Arbresha Berishës në “Magjja”, thotë se hapja e këtij biznesi ka qenë iniciativë e grave, për grat e papunësuara, të cilat kanë përvojë për gatimet e shtëpisë.

E në komunën e Gjilanit, zyrtarë të saj po thonë se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në këto dy vjet e gjysmë ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe, duke i koordinuar punët me biznese dhe duke i evidentuar të gjitha ato mangësitë që i kanë prodhuesit.

Sipas drejtorit të Zhvillimit Ekonomik në këtë komunë, Agim Zuzaku, të gjithë këto mangësi kanë arritur që t’i hartojnë apo t’i shënojnë në një Strategji të zhvillimit ekonomik, Strategji për zhvillimin socio-ekonomik për vitin 2017-2021. Sipas tij, ky është një dokument i cili është aprovuar në fillim të këtij viti nga komuna dhe thotë se është një udhërrëfyes për orientimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik për komunën e Gjilanit në këto pesë vjet.

Zuzaku shton se tani projekti i fundit është fuqizimi i grave në ekonomi, i cili ka dalë si rezultat apo si aktivitet i Strategjisë së Zhvillimit Socio-Ekonomik, që është financuar nga KE.

burimi: RTV 21

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0