Madhështia e heroit të 'Manchester City', që e bën unik në botën e futbollit - Business Magazine Albania

Madhështia e heroit të ‘Manchester City’, që e bën unik në botën e futbollit

Për shumë futbollistë, gjithçka lidhet me shtëpitë luksoze, makinat e shtrenjta dhe rrjetet sociale, por kjo nuk vlen për heroin më të madh të Manchester Cityt, Rodri.

Rodrigo Hernandez, i njohur më mirë si Rodri, është cilësuar si heroi i Manchester Cityt për të disatën herë, kur pjesa tjetër e skuadrës nuk shfaqet mirë në fushë. Këtë e bëri në Premier League dhe tani ka çuar gjithçka në një nivel më të lartë. Goli i tij vendosi finalen e Champions League dhe u solli qytetarëve trofeun më të madh në historinë e klubit.

Por, ajo që e ndan Rodrin nga shumë kolegë të tij në botën e futbollit është modestia. Këtë e ka treguar pas finales së Champions League, ku nuk ka dashur komplimente, por ka thënë se nuk ka luajtur në nivelin e dëshiruar.

Historia e mesfushorit të madh spanjoll është e njohur prej kohësh. Ai është një nga lojtarët më modest, të cilit nuk i interesojnë rrjetet sociale, as i pëlqen të shpenzojë para për sende luksi, edhe pse sipas kontratës me Manchester Cityn mund të përballojë shumë më tepër se futbollistët e tjerë.

Ndërkohë që po vazhdonte pandemia e koronavirusit, fokusi i tij ishte vetëm zhvillimi i karrierës së tij futbollistike, por edhe arsimimi, ndaj iu përkushtua diplomimit në Fakultetin e Administrimit dhe Menaxhimit të Biznesit.

Në momentet kur ai fitonte 120,000 £ në javë sipas kontratës së tij, Rodri jetonte ende në një dhomë studentore. Në të njëjtën kohë, ai ishte i fokusuar në arsim dhe nuk donte të blinte apartament apo shtëpi.

“Njerëzit u tronditën kur panë Rodri-n, i cili luante në La Liga të Spanjës, por ende jetonte në rezidencën e universitetit. Ai ishte gjithmonë mjaft ‘normal’. Ai ndante hapësirën dhe kohën me të gjithë dhe pëlqente të kalonte kohë me miqtë e tij, edhe pse ishte një yll futbolli”, tha një herë për “Marcan” miku i tij, Valentin Henarejo.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0