Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkojnë BE-së të përgatitet për një valë të dytë të pandemisë.
Siç shkruan AFP, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe katër shteteve të tjera anëtare tw BE-së, (Danimarkë, Poloni, Spanjë dhe Belgjikë) i kanë shkruar një letër presidentes së Komisionit Europian. Ursula von der Leyen, ku kërkojnë që Brukseli të konsiderojë mënyrat për t’u përgatitur më mirë për pandeminë tjetër.
Sipas tyre, përgjigjja kaotike e Europës ndaj shpërthimit të koronavirusit, ka “ngritur pyetje” në lidhje me gatishmërinë e BE-së për pandemitë.
Lexoni: Përparim në përpjekjet për gjetjen e një trajtimi për Covid-19
Ata theksojnë nevojën për një “qasje të përbashkët evropiane” në mënyrë që kontinenti “të jetë i përgatitur për një valë të dytë të koronavirusit dhe kriza pandemike në të ardhmen”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto