Lufta në Ukrainë, Konfindustria kërkon ndryshime në politikat fiskale - Business Magazine Albania

Lufta në Ukrainë, Konfindustria kërkon ndryshime në politikat fiskale

Lufta në Ukrainë

Konfindustria, duke vlerësuar zhvillimet gjeostrategjike në Ukrainë, me ndikim afatgjatë në ekonominë botërore, kërkon nga ekzekutivi ndëmarrjen e ndryshimeve rrënjësore të politikave fiskale dhe institucionale në fushat kryesore të ekonomisë kombëtare, duke filluar nga sektori i karburanteve.

Si masë e parë, Konfindustria kërkon nga ekzekutivi të ulë barrën fiskale tepër të lartë të sotme në tregtimin e karburanteve dhe krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve për ta përcjellë uljen e çmimit te biznesi dhe qytetarët. Pagesat fiskale sot zënë më shumë se 55-60% të çmimit përfundimtar të shitjes. Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve në rajon me një mesatare, që shkon deri në mbi 30% më shtrenjtë nga vendet e tjera.

Pasojat e çmimeve të larta të karburanteve, që rrezikojnë të rriten më tej nga kriza e fundit Rusi-Ukrahinë si dhe cilësia jashtë standardeve, janë dramatike për qytetarët, shkatërrimin e prodhimit vendor, industrive, buxhetit të shtetit, mjedisit, shëndetësisë, etj. Barra tepër e lartë fiskale e karburanteve favorizon kartelet në treg dhe kontrabandën në nivele me dhjetëra milionë dollarë në vit evazion fiskal.

Lexo: Ky 25-vjeçar fiton 150,000 dollarë në vit dhe investon pothuajse gjysmën e asaj që fiton

Në një njoftim për shtyp, Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që të ndërpresë menjëherë nismën e rritjes së fshehtë të tarifave me 70 milionë euro shtesë të koncesionit të metrologjisë së karburanteve. Përpjekjet për dyfishim tarifash në përfitim të koncesionarit privat bëhen edhe më absurde në kushtet e sotme.

Konfindustria vlerëson, se është e domosdoshme dhe me rëndësi strategjike të kërkohet nga kompanitë plotësimi i kushtit ligjor për 3 muaj rezerva te karburanteve dhe të bashkëpunohet për shtimin e mëtejshëm të tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0