Lufta dronë-robotë për shpërndarësit lokalë

Lufta dronë-robotë për shpërndarësit lokalë


Të paktën këtë po shpresojnë bashkëthemeluesit e Skype, Ahti Heinla dhe Janus Friis. Të dy kanë themeluar një kompani robotësh të quajtur Starship Technologies, duke shpresuar që të zgjidhin problemin e “miljes së fundit” të dërgimit të pakove nga nyjat (zonat) e transportit deri në shtëpitë e njerëzve.

Kompani teknologjike si Google dhe Amazon kërkojnë që ta zgjidhin këtë çështje duke përdorur dronë, por deri më tani kjo gjë nuk është e lejuar pasi shteti amerikan e ka të ndaluar përdorimin e dronëve për qëllime fitimi. Heinla dhe Friis thonë se robotët janë zgjidhje më e lirë dhe më e sigurtë.

“Ata udhëtojnë me një shpejtësi prej 4 milje në orë,” thotë Heinla. “Udhëtojnë mbi trotuare duke mos krijuar problem mbi trafikun njerëzor.”

robot-starship-themeluesit e Skype-businessmag

Robotët mund të identifikojnë pengesat, të ndryshojnë shpejtësinë dhe mund të ndërpresin kalimin nga ana tjetër e një rruge, thotë kompania. Pajisjet robotike janë të pajisura me mikrofonë dhe spikerë, kështu mund të flasin me njerëzit që takojnë. Ata janë projektuar më tepër për zona periferike dhe jo për rrugë që kanë shumë trafik.

Kompania thotë se robotët përdorin teknologji të njëjtë me atë të makinave me vetëdrejtim, por kushtojnë më pak për t’u ndërtuar.

Konsumatorët do mund të kenë akses te këto pajisje për të marrë pakot ose ushqimet nëpërmjet një aplikacioni nga smartphone-i. Robotë të tillë janë të pajisur me një gjurmues GPS dhe me siguresë për të parandaluar grabitjet.

Heinla thotë se robotët me bateri kanë nevojë për më pak energji se pjesa më e madhe e llambave elektrike dhe janë të aftë të shpërndajnë brenda 5-30 minutave dërgesa ekuivalente sa dy qese me ushqime nga marketi, 10 deri në 15 herë më lirë se alternativat aktuale të shpërndarjes së dërgesave.

“Ne duam të bëjmë për shpërndarësit lokalë atë që bëri Skype për telekomunikacionin,” ka thënë Heinla lidhur me projektin.

Starship Technologies po planifikon ta lançojë shërbimin pilot në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera përgjatë 2016-ës, dhe brenda vitit 2017-ës kërkon të nxjerrë fitime. Vetëm se kompanisë do t’i duhet të studiojë edhe rregullat që lidhen me përdorimin e robotikës pasi në shtete të ndryshme të SHBA-ve variojnë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0