Pop Home Switch do të integrohet me produkte nga LIFX, Lutron, Insteon, Phillips, Sonos, dhe prodhues të tjerë, për të mos përmendur harduerin e automatizuar të Logitech, Harmony, sipas një deklarate. Ndryshe nga Dash Buttons, e cila bën një gjë kur ju e shtypni poshtë, me Pop Home Switch ju do të jeni në gjendje të merrni rezultate të ndryshme të bazuar në mënyrën se si e shtypni Pop Home Switch. Pajisja është në gjendje të reagojë ndaj një shtypje të vetme, një shtypje të dyfishtë, dhe një shtypje të gjatë.
Butoni i Logitech do të ketë aplikacion përkatës për Android dhe iOS, i cili do të jetë në dizpozicion në javët e ardhshme dhe do të zbuloj pajisjet home-smart që janë të lidhura me rrjetin tuaj Wi-Fi. Me aplikacionin, përdoruesit do të jenë në gjendje të konfigurojn butonin të ndërmarrë veprime kur ju e shtypni një herë apo disa herë.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.