LiveMe - I ftuar Denis Zoi - Business Magazine Albania

LiveMe – I ftuar Denis Zoi

Në episodin e kësaj jave LiveMe Show and Podcast erdhi me një studio krejt të re ku takimet virtuale u kthyen në takime fizike. Ky është episodi i cili pasoi pas takimit të një vjetorit me të gjithë të ftuarit e një viti të tërë dhe i ftuari që hapi siparin e fillimit të vitit të dytë ishte Denis Zoi, CEO i kompanisë Techi dhe një sipërmarrës i arrirë dhe pse ende shumë i ri. 

Lexo: Rikthehet “Think Big” nga Businessmag.al

Denisi na tregoi se si nga një punonjës i cili u frymëzua nga problemet që shihte në bizneset përreth tij, ai u kthye në një sipërmarrës për t’i bërë gjërat të funksionojnë më mirë. Ai na kaloi nëpër gjithë historinë e tij, që nga momenti kur arriti të dallonte një mundësi të mirë në treg e deri në këto momente të suksesit të tij. Në këtë episod do të zbuloni trukun sekret të Denisit për të krijuar klientë besnik, të cilin mund ta përdorni dhe ju.

Komunikimi me stafin, me klientët dhe sistemet për t’i shërbyer sa më mirë klientëve ishin vetëm disa nga pikat e forta dhe të domosdoshme që Denisi përmendi për sa i përket biznesit të tij. Në vazhdim i pyetur nga Kristi ai tregoi sa është zgjeruar Techi sot dhe sa të mëdha janë planet e të ardhmes për të. Denisi duket optimist por edhe shumë gjakftohtë në mendimet e tij, duke pasqyruar karakterin e sipërmarrësit brenda tij. 

Lexo: A ka të ardhme për të rinjtë në Shqipëri?

Për të ndjekur episodin vizitoni kanalin e Business Magazine në Youtube si dhe të gjitha platformat tona sociale në  mënyrë që të qëndroni të përditësuar për të gjithë episodet vijues.

https://www.youtube.com/watch?v=ZzhFo47MFa8

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0