Liderët e sukseshëm e dinë që nuk janë perfekt

Liderët e sukseshëm e dinë që nuk janë perfekt


Sipas kërkimeve të Universitetit të Harvard-it, liderët që marrin role kyçe në kompani nuk ndihen plotësisht të sigurt për atë që do të bëjnë . Ky studim është mbështetur në intervistat e mijëra drejtorëve që janë rritur në detyra të rëndësishme brënda kompanive. Përgjigjet e tyre tregojnë se 69% e drejtorëve të rinj ndihen të papërgatitur për rolin që do të marrin. 45% nuk e dinë se çfarë sfidash i presin para dhe 76% thonë që kompanitë nuk i kanë ndihmuar të përgatiten për pozicionin e ri. Më poshtë mund të gjeni 3 besime të gabuara që drejtorët e rinj kanë:

“Unë duhet të jem perfekt”

Shumë drejtorë e kanë të vështirë të pranojnë se gabimet janë pjesë e natyrës njerëzore. Kur një lider vepron si një perfeksionist, ai pret dhe nga punonjësit e tjerë të jenë të pagabueshëm. Punonjësit që duhet të punojnë me këtë stil perfeksionist zakonisht ngrihen kundër dhe nuk e mbështesin më drejtorin e tyre. Ata presin çastin që drejtori të gabojë dhe kështu iu krijohet shansi të hidhen kundër tij me kritika. Kjo është frika më e madhe e një drejtori perfeksionist.

Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Një drejtor që e pranon se dhe ai është i gabueshëm, i heq një barrë të rëndë punonjësve. Ata do ta kryejnë detyrën me më pak presion dhe do i presin komentet e drejtorit për diçka që nuk shkon, më mirë. Një drejtor që pranon dobësitë e tij fiton më shumë pikë para skuadrës së punës se sa një lider që beson se është i pagabueshëm.

“Unë duhet të jem 100% i drejtë”

Kur vjen momenti i promovimit dhe rritjes në detyrë të punonjësve të gjithë drejtorët duan të jenë të drejtë, për të shmangur pakënaqësitë. Të qenit 100% i drejtë në këto raste pothuajsë është një mision i pamundur. Padrejtësia fillon që kur shohim diferencën midis rrogave të shefave dhe të punonjësve. Është shume e vëshitë për liderët të vendosin se kë punonjës do të promovojnë dhe do rrisin në detyrë.

A conceptual look at leadership and associated concepts.

Të gjithë punonjësit duan të trajtohen në mënyrë të barabartë, por jo të gjitha pozicionet janë të barabarta duke parë vlerën e kontributit që i japin kompanisë. Kur drejtorët mundohen t’i trajtojnë të gjithë njësoj, kjo shkakton një paqartësi në strukturën e dhënies së bonuseve dhe promovimit. Punonjësit ndjehen të shqetësuar nga ky trajtim, sepse ata e dinë që nuk janë të barabartë me të gjithë punonjësit e tjerë të kompanisë.

N.q.s punonjësit e dinë që në fillim se si do të shpërndahen bonuset dhe promovimet, atëherë ata do të besojnë se drejtori ka qenë i drejtë në vendimet që janë marrë. Kur drejtori pranon faktin që sistemi i bonuseve dhe promovimt nuk funksionon siç duhet, kjo ul besimin e punonjësve ndaj liderit.

“Unë duhet të jem i disponueshëm 24/7 “

Drejtorët ankohen se nuk kanë kohë t’i përgjigjen problemeve apo pyetjeve të çdo punonjësi. Po ashtu punonjësit ndihen se nuk marrin gjithmonë përgjigjen e drejtorit për ndonjë pyetje apo përkrahje që duan . Sfida e çdo lideri ështe si të negociojë me çdo punonjës për të sqaruar çfarë ata kërkojnë dhe se si ata mund t’i ndihmojnë. Një drejtor nuk duhet t’i mbyllë derën punonjësve të tij, por gjithashtu nuk mund të lejojë hyrjet në çdo moment të ditës. Më parë punonjësit duhet t’i zgjidhin vetë problemet që kanë dhe në raste të veçanata mund të kërkojnë ndihmë apo sugjerime. Mbledhjet në grup janë më efektive dhe të përshtatshme për të zgjidhur këtë problem, se sa takimi me çdo njërin prej tyre.

Lideret-businessmag

Punonjësit kërkojnë nga drejtorët e tyre besuëshmëri dhe mbështjetje për problemet që kanë. Ata duan të sigurohen se nëse nuk arrijnë të zgjidhin një çështje, lideri do i vijë në ndihmë. Puna e një drejtori nuk është gjithmonë e lehtë. Një lider me parime të qarta dhe transparente e ka më të lehtë për të menaxhuar pakënaqësite e skuadrës. Zgjidhni problemet kryesore që ka kompania juaj dhe mos u shqetësoni të jeni perfekt në çdo punë që bëni.

Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0