Letra e Bill Gates: Mbyllja e gjithçkaje do të thotë që asgjë nuk guxon të funksionojë

Letra e Bill Gates: Mbyllja e gjithçkaje do të thotë që asgjë nuk guxon të funksionojë


Themeluesi i Microsoft, Bill Gates u është drejtuar me një letër autoriteteve në SHBA, për situatën e epidemisë. Ai thekson, se duhet të mbyllet çdo gjë për 10 javët në vazhdim, vetëm kështu mund të shpëtojmë prej tij.

Lexo: Rama: Mos paguani qeratë. Dënohet qeradhënësi që kërkon pagesën mujore si famijeve edhe bizneseve

Më poshtë do të lexoni letrën e Bill Gates:

Nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara kanë humbur rastin të jenë në avantazh në luftën kundër coronavirusit. Por, ende ka hapësirë për të marrë vendimet e duhura. Vendimet që i marrim ne dhe liderët tanë, do të kenë ndikim të madh në atë se sa shpejt do të fillojë të bie numri i personave të prekur me COVID-19, si dhe në atë se sa do të zgjasë ‘fikja’ e ekonomisë dhe sa amerikanë duhet të varrosin më të dashurit e tyre për shkak të coronavirusit.

Me punën që zhvilloj me fondacionin tim, kam biseduar me ekspertë dhe liderë në Washington dhe në mbarë botën. Më është bërë e qartë se duhet të ndërmarrim tre hapa konkretë.

E para, na duhet një qasje e qëndrueshme kombëtare për mbylljen e gjithçkaje. Pavarësisht thirrjeve nga ekspertët e shëndetit publik, disa shtete nuk kanë mbyllur gjithçka. Në disa shtete, plazhet janë ende të hapura; në disa të tjera restorantet vazhdojnë të punojnë për ata që duan të ulen dhe të hanë.

Është një recetë për katastrofë. Nëse njerëzit munden lirshëm të udhëtojnë përmes kufijve shtetëror, në të njëjtën formë mund të veprojë edhe virusi. Zyrtarët shtetërorë duhet të jenë të qartë: Mbyllja e gjithçkaje do të thotë që asgjë nuk guxon të funksionojë.

Lexo: Zef Preci: Testet e Koronavirusit, si test për funksionalitetin e shtetit

Derisa numri i të prekurve me coronavirus nuk fillon të bjerë në SHBA – që do të mund të arrihej pas 10 javëve apo më shumë – askush nuk mund të vazhdojë të bëjë biznes apo thjesht të mos e ndërpresë punën. I tërë ky konfuzion rreth kësaj çështje do ta zgjatë ‘dhimbjen’ ekonomike, do të rrisë frikën që virusi do të rikthehet edhe më i fuqishëm dhe do të shkaktojë më shumë raste të vdekjeve.

E dyta, qeveria federale duhet të përshpejtojë procesin e testimit. Do të duhej të kishte shumë më tepër teste që do të jenë të disponueshme në çdo spital. Gjithashtu do të duhej të konsolidonim rezultatet në mënyrë që të mund të identifikojmë shpejtë vullnetarët e mundshëm për prova klinike, dhe ta dimë se kur do të jetë koha kur do t’i kthehemi normalitetit. Ka edhe shembuj të mirë – shteti i Nju Jorkut së fundi ka zgjeruar kapacitetet e saj, duke kryer mbi 20 mijë teste në ditë.

Lexo: OBSH paralajmëron: Në ditët e ardhshme numri i vdekjeve do shkojë mbi 50,000

E treta dhe e fundit, për ta mundur sëmundjen, na duhet vaksina e sigurt dhe shumë efikase. Nëse i bëjmë të gjitha si duhet, do të mund ta kishim për të paktën 18 muaj që do të ishte koha më e shkurtër në histori që ndonjëherë është prodhuar dhe testuar një vaksinë, ka shkruar ndër tjera Bill Gates.

Burimi: Washington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0