Lançohet edicioni i dytë i SEE Tech Tour 2019 - Business Magazine Albania

Lançohet edicioni i dytë i SEE Tech Tour 2019


Lançohet edicioni i dytë i turneut South East Europe Tech Tour 2019 (Turi Teknologjik i Europës Juglindore 2019) që do të mbahet më 28-29 Maj në Bukuresht, Rumani dhe Sofje, Bullgari.

Objektivat e Tech Tour janë:

  • Të identifikoje valën e ardhshme të kompanive më të mira private nga vendet e Europës Juglindore.
  • Të promovojë investime dhe partneritete duke prezantuar një delegacion të investitorëve ndërkombëtarë dhe sipërmarrësve kryesorë europianë tek aktorët kryesorë në rajon.

Sektori dhe fushëveprimi i kompanive – 24 sipërmarrje që janë aktive në Deep tech, Mobility, Energy, Agri-tech, Blockchain, Fintech.

SEE Tech Tour 2019 promovon inovacionin dhe investimet në kompanitë më të mira të teknologjisë nga e gjithë Europa dhe është shansi juaj për t’u lidhur me VC-të, sipërmarrësit, ekspertët e industrisë për të nxitur lidhje të reja, biznese dhe investime.

SEE Tech Tour do të shfaqë një total prej 24 kompani, të cilat duken premtuese në lidhje me teknologjinë e lartë nga rajoni i Europës Juglindore:

  • 28 Maj, Bukuresht – 12 kompani nga Kroacia, Hungaria, Rumania, Moldavia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina;
  • 29 Maj, Sofje – 12 kompani nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Kompanitë sipërmarrëse do të paraqesin biznesin e tyre para një delegacioni të ftuar prej 30 investitorësh lokalë dhe 30 ndërkombëtarë, aktivë në rajon.

Një Komision Zgjedhës i dedikuar do të bashkojë investitorët kryesorë ndërkombëtarë, udhëheqësit e biznesit dhe përfaqësuesit e instituteve të zhvillimit për të identifikuar kompanitë që do të përzgjidhen, të cilat do të paraqesin bizneset e tyre në South East Europe Tech Tour. Mbi 150 kompani do të kalojnë në një proces rigoroz shqyrtimi dhe do të vlerësohen bazuar në veçantinë e teknologjisë së tyre, fuqinë e modelit të tyre të biznesit, vizionin, aftësinë për të ekzekutuar planin e biznesit, cilësinë dhe ecurinë e menaxhimit të tyre.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin: SEE-Tech-Tour-2019

Për axhendën klikoni Këtu.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0