Ky startup po e bën çdo restorant lokal një gjigant teknologjik - Business Magazine Albania

Ky startup po e bën çdo restorant lokal një gjigant teknologjik

Gjigantët e ushqimit po gllabërojnë tregun, megjithatë është edhe një startup teknologjik me emrin modest Owner që po ndihmon mijëra restorante të vogla të mbijetojnë dhe të lulëzojnë dhe gjithçka nisi nga një faqe interneti për parukerinë e qenve të nënës së tij.

Sot, Owner vlen 1 miliard dollarë dhe sapo ka siguruar 120 milionë dollarë investim për të sjellë teknologjinë më të avancuar në duart e pronarëve të restoranteve të pavarura. Kompania, e themeluar nga Adam Guild, një Thiel Fellow dhe pjesë e listës Forbes “30 nën 30”, është kthyer në një mjet të pazëvendësueshëm për më shumë se 10 mijë biznese të vogla që po garojnë me zinxhirët e mëdhenj të ushqimit.

Lexo gjithashtu: Lamtumirë, Pikachu! Niantic e mbyll një epokë për të ndërtuar të ardhmen me AI

Inteligjenca artificiale në shërbim të takos dhe byrekëve

Një nga historitë më të suksesshme është ajo e Talkin’ Tacos, një biznes me bazë në Florida që falë shërbimeve të Owner ka rritur rrjetin e tij dhe fitimet vjetore, duke kaluar shifrën 60 milionë dollarë. Dhe ky është vetëm fillimi.

“Qindra klientë tanë kanë gjeneruar qindra mijëra dollarë fitim shtesë,” tha për Forbes Guild. “Kur nisëm të luanim me GPT-3, e dinim që ishte fillimi i diçkaje të madhe. Por evolucioni ka tejkaluar çdo pritshmëri.”

Çfarë bën Owner?

Pa nevojë për programim, Owner ofron:

  • Krijimin automatik të faqeve të internetit,
  • Aplikacione mobile për porosi dhe dërgesa,
  • Fushata marketingu të optimizuara me AI,
  • Program besnikërie për klientët,
  • Sugjerime për përmirësimin e shitjeve,
  • Redaktim të fotove të ushqimeve me AI.

Për 499 dollarë në muaj, një restorant mund të ketë një platformë dixhitale të gatshme brenda një jave. Por nuk ndalet me kaq.

Risia më e fundit? “Ekzekutivët AI”, asistencë virtuale për marketing dhe financa që mund të kujtojnë kur mbaron një përbërës në kuzhinë, të heqin automatikisht një pjatë nga menuja ose të japin raportin mujor të shitjeve.

Lexo gjithashtu: Spotify përmirëson përvojën e dëgjuesve për podcast-et

Pse po e ndjekin investitorët?

Investitorë të mëdhenj si Meritech Capital, Headline Growth, por edhe emra si CEO e Instacart Fidji Simo, bashkëthemeluesi i CAVA Brett Schulman dhe CEO i Sweetgreen Jonathan Neman, janë bashkuar në këtë raund të fundit.

Ajo që i ka bindur? Përkushtimi i Adam Guild. Ai nuk ka bërë asnjë ditë pushimi që nga themelimi i kompanisë. Fundjavat i kalon duke filmuar video për kanalin e YouTube të Owner, që ka miliona shikime dhe që është kthyer në një armë të fortë marketingu për kompaninë.

“Në cloud patëm Toast, në mobile patëm DoorDash, dhe tani në AI kemi Owner,” tha investitori Alex Kurland, i cili e sheh këtë startup si liderin e radhës në industrinë e restoranteve.

Nga një ide e thjeshtë, në një revolucion

Në vitin 2018, Adam ndërtoi një faqe për të ndihmuar nënën e tij që kishte një sallon për qen. Sot, ai drejton një kompani me 200 punonjës, e cila jo vetëm që ofron teknologji, por ndryshon jetën e njerëzve që dikur ishin të destinuar të mbyteshin në një treg gjithnjë e më të egër.

Mes digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, Owner nuk është thjesht një platformë, është një shpëtim për restorantet e vogla, një sinjal se e ardhmja nuk i përket vetëm gjigantëve, por edhe atyre që guxojnë të përdorin teknologjinë për të qëndruar në lojë.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0