Ky qytet ju shpërblen nëse nuk përdorni makinën tuaj - Business Magazine Albania

Ky qytet ju shpërblen nëse nuk përdorni makinën tuaj


Në qytetin italian të Bolonjës, njerëzit shpërblehen nëse përdorin biçikletat, transportin publik apo ecin.

“Bella Mossa” është idea e projektuesit urbanistik Marco Amadori. Skema kundër ndotjes ka për qëllim të zvogëlojë udhëtimet me makina dhe të nxisë udhëtimin “e gjelbër” me stimuj si birra, akullore ose bileta kinemaje për pjesëmarrësit që bëjnë ecje apo udhëtime pro-mjedisore.

Banorët e Bolonjës mund të shkarkojnë një aplikacion që përdor GPS për të regjistruar udhëtimet e tyre. Për çdo shëtitje ose udhëtim me biçikletë ose autobus fitojnë pikë, të cilat mund të shkëmbehen për mallra dhe shërbime në bizneset lokale që kanë nënshkruar për këtë projekt.

Lexoni: “Mjedisi i Qytetarëve”, portali më i ri dedikuar mjedisit

“Sistemi i grumbullimit të pikëve nuk bazohet në distancën që udhëtoni, por në një udhëtim të vetëm, sepse është e rëndësishme që edhe udhëtimet e shkurtra prej 1 km të bëhen në një mënyrë të qëndrueshme,” tha Marco Amadori për BBC.

“Bella Mossa” ka provuar se po ja del me suskes dhe flitet që kjo periudhë prove e iniciativës të zgjatet. Aplikacioni lejon që çdo ditë të regjistrohen maksimumi katër udhëtime, për të inkurajuar njerëzit që të përdorin skemën me kalimin e kohës dhe për të ndihmuar që udhëtimi në qytet të jetë më i qëndrueshëm.

Frenimi i ndotjes së ajrit

Emetimet e automjeteve janë të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin tonë. Sipas raportit vjetor të Global Air Report, publikuar nga Health Effects Institute, më shumë se 95% e popullsisë së botës po thith ajër të ndotur, duke çuar në probleme shëndetësore që përfshijnë sëmundjet e mushkërive, kancerin dhe ataket në zemër.

Ndotja e ajrit është shkaku i katërt më i madh i vdekjeve të parakohshme në nivel global, ku vendet në zhvillim janë më të prekura. Numri më i madh i vdekjeve të përgjithshme të lidhura me ndotjen e ajrit janë në Kinë (1.58 milionë) dhe Indi (1.61 milionë), pjesërisht për shkak të popullsisë së tyre të madhe. Por, kur matet shkalla e vdekjeve për 100,000 banorë, Afganistani, ku ndotja e ajrit shkaktohet nga djegia e lëndëve të ngurta për gatim dhe ngrohje, tymrat nga gjeneratorët dhe emetimet e automjeteve nga rrugët e bllokuara nga trafiku, del më keq.

Shumë vende ashtu si Kina kanë vendosur rregulla të rrepta mbi ndotjen e ajrit vitet e fundit. Shifrat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se qytetet përbëjnë vetëm 3% të sipërfaqes së Tokës, por konsumojnë 60-80% të energjisë botërore dhe prodhojnë 75% të të gjitha emetimeve të karbonit.

Si pjesë e programit ‘Sustainable Development Goals’, OKB synon të zvogëlojë ndikimin e pafavorshëm mjedisor të qyteteve, përfshirë ndotjen e ajrit, deri në vitin 2030.

Ndryshimi i sjelljes

Përveç vendosjes së rregullave më të forta ndaj ndotësve, ligjvënësit po ndërmarrin iniciativa “nxitëse” për t’i inkurajuar njerëzit që të sillen në mënyrë më miqësore me mjedisin.

Skema për ndarjen e biçikletave janë shfaqur në shumë qytete për të inkurajuar shoferët që të lënë makinat e tyre në shtëpi. Në vitin 2018, kishte rreth 18.2 milionë biçikleta të disponueshme për përdorim publik në mbarë botën.

Lexoni: Gjermania ndalon makinat e vjetra me naftë. Komisionerja Europiane: “Mos e sillni ndotjen në Europën Lindore”

Krahas investimit në korsi dhe infrastruktura të reja për biçikletat, skema të tilla pakësojnë emetimet dhe bllokimet e trafikut, duke përmirësuar gjithashtu shëndetin e njerëzve.

Qytetet dhe urbanizimi

Ndërsa adaptimi i sjelljeve më shumë mjedisore është i rëndësishëm, ndryshimi duhet të mbështetet nga politikat e planifikimit dhe infrastrukturës.

Hulumtimi i “Forumit Ekonomik Botëror” për ‘Qytetet dhe Urbanizimin’ thekson nevojën që qytetet të fokusohen në menaxhimin e mirë të burimeve dhe mbrojtjen e mjedisit.

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0