Ky është instrumenti më pak i përdorur në mjetet tuaja të lidershipit. Kur duhet ta përdorni atë? - Business Magazine Albania

Ky është instrumenti më pak i përdorur në mjetet tuaja të lidershipit. Kur duhet ta përdorni atë?


Në ditët e sotme kur jemi gjithnjë të lidhur, të disponueshëm, ecim më shpejt se të shpejtët, ne kemi fshirë kohën për një analizë të vetes, për vendimmarrje më të arsyeshme dhe kohën për të menduar diçka në atatmesëm dhe afatgjatë.

Jemi shumë të zënë për këtë. Kemi punë!

Duke ndërmarrë këtë veprim, kemi krijuar një kulturë shumë shpërblyese dhe stresuese për ata që mundohen të hedhin hapat kilometrikë dhe të mos na lejojnë të devijojmë nga rruga.

Ajo çfarë kemi humbur është aftësia për të marrë frymë, për të përqëndruar mendimet dhe për t’i dhënë vetes hapësirën për të menduar në mënyrë më inovative dhe kreative.

Ka vetëm një mjet në kutinë e mjeteve të drejtuesve që mund t’ju ndihmojë të rifitoni qetësinë tuaj në kohë trazirash, të pastroni kokën kur duhet të mendoni në mënyrë strategjike dhe të krijoni hapësirë për të siguruar zgjidhje bashkëpunuese.

Është një mjet që përdoret rrallë në ditët e sotme. Është i vogël në shtat, por i fuqishëm në ndikim. Është fuqia e pushimit.

Aftësia juaj për të lënë heshtjen të flasë, mund të zhbllokojë të gjitha mënyrat për zgjidhjen e problemet, të cilat nuk e dinit që ekzistojnë.

Në mënyrë të veçantë, këtu janë tre skenarë, ku heshtja mund të jetë më e thellë se veprimi:

Ekipi juaj përballet me një sfidë.

Jeni në rrezik të humbisni konsumatorin tuaj më të madh, ose keni vërejtur një defekt jo të parëndësishëm në një produkt që është dërguar tashmë. Po përballeni me një problem, madje një krizë dhe keni nevojë për një përgjigje të shpejtë. Në vend që të nxitoni për të analizuar problemin, pse të mos pushoni për një moment për të siguruar që përgjigja juaj është e arsyetuar dhe mund të dorëzohet me shpejtësi?

Për të siguruar këtë, thjeshtimi i gjërave në nivel mikro është thelbësor. Pra, merrni një minutë për të mbledhur faktet. Sigurohuni që keni zbuluar rrënjën e problemit, shtrirjen e dëmit dhe sigurohuni që keni identifikuar dhe pranuar hapat kryesorë për të ndrequr problemin.

Pastaj, para se të zbatoni, merrni një tjetër pauzë dhe pyesni: “Çfarë kemi humbur që na bëri të mos e realizonim këtë siç duhet?

Keni për të dhënë lajme të këqija.

Një nga pjesët më pak favorizuese për të qenë udhëheqës efektiv është dhënia e lajmeve të këqija. Kur pritet të ballafaqoheni me një bisedë të vështirë truri juaj fillon të punojë për kundërpërgjigjen. Kjo është arsyeja pse shumica e udhëheqësve janë ose shumë luftëtarë ose shumë të butë kur japin lajme të këqija.

Në vend që të udhëhiqeni nga emocionet tuaja, merrni një moment dhe mendoni për rezultatin e dëshiruar. Zhvilloni bisedën në kokë, mundësisht bashkë me përgjigjet e mundshme nga ana tjetër dhe praktikoni si do t’u jepnit një përgjigje të arsyetuar, jo emotive frustrimeve të tyre. Ndalimi, para se të shpërndani lajme të këqija, ju ndihmon të përqendroheni e të orientoheni drejt një rezultati pozitiv.

Ke një ide të mrekullueshme

Si drejtues sipërmarrës, padyshim që ke të paktën disa ide të shkëlqyera edhe para se të shkosh në zyrë. Që nga ofrimi i produkteve të reja, tek strategjitë e marketingut, bashkëpunime të mundshme, deri tek mënyrat për të ulur kostot duke ruajtur cilësinë. Shumë nga këto ide, me gjasa mund të revolucionarizojnë sipërmarrjen tuaj.

Puna është se sa herë parashtrojmë ide të mëdha (që mund të përmbysin situata) para pjestarëve të skuadrës tonë, i vëmë ata në dyshim, duke i bërë të braktisin çdo gjë të shndritshme që mund të kenë qenë duke ndjekur gjatë muajit të kaluar e duke i lënë kështu të ndihen të pa qartë mbi kohën që do t’i duhet kësaj ide të përmbyset nga një e re edhe më inovative.

Idetë e mëdha, nëse kanë kuptim sot, do të jenë të shkëlqyera edhe nesër, javës tjetër, apo muajin tjetër.

Kështu që pse të mos merrni një pauzë.

Prisni deri në rishikimin tuaj të ardhshëm strategjik dhe hidheni në shqyrtim atje, ku skuadra juaj mund ta vlerësojë pas detyrave të tjera strategjike me të cilat po merreni.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0