Steve Siebold ishte një student pa të ardhura, kur vendosi të bëhej i pasur. Ai e filloi rrugëtimin e tij duke bërë intervistë me një njeri të pasur. Gjatë kërkimeve që ka bërë gjatë këtyre viteve ai arriti në një përfundim. Njerëzit e pasur vetedukohen.
“ Kur hyn në shtëpinë e një njeriu të pasur, një nga gjërat që të bën më shumë përshtypje është biblioteka me libra, që i kanë ndihmuar këta njerëz që të bëhen të suksesshëm,” shkruan Steve Siebold. Shtresa e mesme lexon novela, gazeta dhe revista argëtuese. Njerëzit e pasur preferojnë më shumë të edukohen .
Merrni Warren Buffet, për shembull, ai e kalon 80% të kohës së punës duke lexuar. Sipas Thomas Corley, autori i librit “ Zakonet e të pasurve: Sjelljet e përditshme të njerëzve të pasur,” 67% e tyre shikojnë televizor 1 orë ose më pak, ndërsa vetëm 23% e të varfërve shikojnë 1 orë ose më pak televizor. Ky libër tregon se vetëm 6% e njerëzve të pasur shikojnë programet televizive, ndërsa 78% e të varfërve i shikojnë ato rregullisht.
Njerëzit e pasur nuk shpenzojnë shumë në edukimim e tyre përmes formave të masterit ose doktoraturës. Ata vlerësojnë më shumë fuqinë e vetedukimit pasi mbarojnë universitetin. Ndryshe ndodh tek masat, që janë të bindur se diplomat e masterit dhe doktoraturës janë mënyra e vetme për t’u bërë i pasur. Kjo ndodh për shkak se ata kanë një mënyrë lineare të të menduarit që i mban larg nga nivelet e larta të ndërgjegjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto