Kurorëzohet faza e parë e projektit për fabrika prodhimi të markës ‘Made in Albania’


Krijimi i markës shqiptare dhe sidomos për këpucët ka qenë edhe trajnimi i të rinjve shqiptarë, i cili u kurorëzua si fazë e parë e projektit, për kalimin nga fabrika fason në fabrika prodhimi të markës “Made in Albania”.

Në takimin e përbashkët mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Financave, Ambasadës Italiane si dhe kompanisë, e cila po eksperimenton për herë të parë në prodhimin e këpucëve si markë shqiptare, u bë edhe certifikimi i të rinjve.

Në fjalën e tij, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, u shpreh se arsimimi profesional është rruga e sigurtë për shërimin e një sërë problemesh sociale.

“Kemi arritur që nëpërmjet këtij projekti dhe nëpërmjet disa fondeve të lëna diku të borxheve të vjetra të qeverisë shqiptare për qeverinë italiane e transformojnë një mekanizëm fitmiprurës për qindra e qindra të rinj shqiptarë. Kjo nëpërmjet mekanizmit që ne po e promovojmë me kaq forcë prej shumë kohësh”, tha Klosi

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se arsimi profesional është përpjekje për të rritur punësimin si dhe për të rritur kapitalin shqiptar.

“Është një shembull i vogël, por shumë domethënës ajo që Ministria e Mirëqenies, programi IADSA, Qeveria Italiane, Qeveria Shqiptare, Ministria e Financave dhe sipërmarrja tregojnë me këtë event, është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të rritur punësimin dhe për të rritur vlerën e punës e të kapitalit shqiptar”, tha Ahmeti.

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutiglio, u shpreh se projekti për dizenjatorët e rinj u financua nga programi IADSA.

“Jam i lumtur që ky projekt parapriu edhe reformën profesionale e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, një reformë, e cila është në gjendje të orientojë të rinjtë drejt kërkesave të reja të tregut”, u shpreh Alberto Cutillo.

Nëpërmjet trajnimit dhe kalimit nga kompani fason në kompani që prodhojnë markën e tyre është dhe sfida e radhës për biznesin shqiptar.

Për më shumë mund të shikoni dhe videon e mëposhtme.

burimi: shqiptarja.com

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale