"Kur ne femrat punojmë bashkë, arrijmë gjëra të mrekullueshme,” sensibilizimi i Sheryl Sandberg

“Kur ne femrat punojmë bashkë, arrijmë gjëra të mrekullueshme,” sensibilizimi i Sheryl Sandberg


Sheryl Sandberg do që femrat të refuzojnë mitin se koleget femra duhet të bëhen “armike” për të shkëlqyer në vendin e punës.

COO e Facebook ka bërë një listë të të famshmëve që do ta ndihmojnë të shpërndajë një mesazh frymëzues në një video që debutoi të Enjten.

Klipi i shkurtër, në të cilin shfaqet Selena Gomez, Megyn Kelly, Eva Longoria, Kerry Washington, Serena Williams, mes të tjerash, i nxit femrat të “mbështeten te njëra-tjetra” dhe të bëhen aleate kundër rivalëve.

“Një nga pjesët më inkurajuese vitin e kaluar për mua ka qenë mbështetja e pakursyer që kam marrë prej femrave,” thotë Kelly, një prezantuese e Fox News, e cila u kritikua ashpër nga kandidati republikan për president Donald J. Trump dhe më pas u ngacmua online nga mbështetësit e tij.

Washington flet emocionalisht se si Shonda Rhimes, krijuesja e ‘Scandal’, ka influencuar në jetën e saj.
Me dëshmitë e shkurtra, por prekëse të shfaqura në video, kjo e fundit jep një rast bindës se femrat prosperojnë më mirë me mbështetje e njëra-tjetrës. Klipi shënon lançimin e fushatës më të fundit nga Lean in, organizata jofitimprurëse e Sandberg dhe komuniteti online.

“Ka kaq shumë femra që po japin kontribut me fjalën e tyre në këtë fushatë sepse kanë përfituar në radhë të parë, nga kontributi i femrave të tjera dhe e dinë se çfarë ndryshimi mund të bëjë ai,” ka thënë në një deklaratë Sandberg. “Kur ne femrat punojmë bashkë, arrijmë gjëra të mrekullushme.”

Në mënyrë që të kthejë sloganin motivues të fushatës në një realitet të vendit të punës, LeanIn.org ka pubikuar një seri këshillash se si të jesh shembull, aleate, mentore dhe e mentoruar.

Rekomandimet ofrojnë këshilla praktike, duke përfshirë atë që mund të bëni kur një femër kolege ndërpritet ose i hiqet e drejta e idesë së saj; si të ndërtoni besimin në një marrëdhënie mentorimi; dhe si të përgjigjeni kur shihni një femër që ndan opinionet e saj me një apologji. LeanIn.org gjithashtu ofron këshilla të ngjashme të përjavshme nëpërmjet mesazheve ose emaileve, dhe një serie videosh komedie që tregon se si femrat mund të mbështesin njëra-tjetrën në vendin e punës.
Partnerët shpërndarës dhe reklamues të fushatës janë Snapchat, Twitter, Google dhe patjetër, Facebook.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0