Kriza nga COVID-19, BE bën thirrje për një plan “Marshall”

Kriza nga COVID-19, BE bën thirrje për një plan “Marshall”


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje vendeve të BE-së, të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut, për të shmangur pasojat katastrofike ekonomike nga kriza aktuale e koronavirusit.

“Një plan i përbashkët ekonomik për rimëkëmbjen nga kriza e shkaktuar nga COVID-19 është mënyra e duhur për të dalë nga kriza”, sipas Ursula Von der Leyen.

Presidentja e Këshillit Europian, thekson nevojën për investim, për të shmangur një katastrofë më të madhe.

Ursula von der Leyen, ka pranuar se në këtë fazë Evropa ka nevojë për një “Plan Marshall” për të dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19.

Lexoni: Banka e Shqipërisë sqaron shtyrjen e kësteve të kredisë

Presidentja e Komisionit Evropian sqaroi se me “Plan Marshall për Evropën” ajo i referohet programit të rimëkëmbjes të vendosur nga SHBA-të në periudhën 1948-1952, për të ndihmuar ekonomitë e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

Von der Leyen shtoi se buxheti i BE-së, u pranua nga të gjitha shtetet anëtare si një mjet për të sheshuar pabarazitë në një frymë solidariteti, dhe se tani duhet të përshtatet për të përballuar krizën.

“Shumë miliarda që duhen investuar sot për të shmangur një katastrofë më të madhe, do t’i lidhin brezat së bashku”, tha për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, Von der Leyen, ndërsa këtë krizë, shefja e Komisionit Evropian e quajti një shans për të ripërtërirë ndjenjën e bashkimit midis kombeve të Evropës.

DW

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0