Banka e Shqipërisë sqaron shtyrjen e kësteve të kredisë

Banka e Shqipërisë sqaron shtyrjen e kësteve të kredisë


Banka e Shqipërisë ka nxjerrë udhëzimin se si do të bëhet shtyrja e kësteve të kredisë për bizneset dhe individët si pasojë e Covid-19.

Ky udhëzim pason vendimin e marrë nga guvernatori Sejko dhe kryeministri Rama vendosur shtryrjen e kësteve të kredisë gjatë gjendjes së pandemisë, të hyrë në fuqi më 13 mars.

Sipas këtij vendimi, i cili nuk ka fuqi detyruese, por bankat kanë vendosur ta zbatojnë në mënyrë vullnetare në shenjë solidariteti:

Bizneset ose individët mund të shtyjnë deri në tre muaj këstin e kredisë. Këstet që mund të shtyhen janë ato të muajve mars, prill, maj. Kërkesat për shtyrje pagese kësti kanë afët deri më 31 maj.

Për shtyrjen e kësteve të kredisë mund të aplikojë çdo biznes ose individ i punësuar në shtet ose në privat që vërteton me dokumenta vonesa në marrjen e pagës, reduktim të masës së pagës, një kombinim i të dyjave, papunësi e përkohshme, si dhe zgjidhja e kontratës së punësimit, apo çdo kriter tjetër që subjektet e vlerësojnë të arsyeshme.

Lexoni: Kriza nga COVID-19, Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Kryetari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, tha se procesi i ristrukturimit ka filluar. Ai u shpreh se bankat, aktualisht po grumbullojnë kërkesat nga individë dhe biznese. Shoqata e Bankave tha se kërkesat janë në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, datë 12 mars dhe të urdhrit të përbashkët të Kryeministrit.

Shtyrja e kredive për bizneset do të varet nga paraqitja e dokumentave të lartpërmendur dhe nga analiza e bankës për gjendjen financiare dhe llojin e biznesit, bazuar në dokumentat që ajo ka.

Janë përgatitur formularët për aplikim, të cilat gjenden në faqen e internetit të bankës përkatëse, ose sipas udhëzimeve të personelit të bankës në degë. Nga pikëpamja rregullative, procesi konsiderohet i përfunduar dhe tani është zbatimi i tij.

Këstet e kredive nuk do të falen. Ato do të paguhen sipas afateve të reja të vendosura mes kredidhënësit dhe kredimarrësit.

Këstet e shtyra nuk do të paguhen me kamatvonesë. Banka do të ristrukturojë këstin pa llogaritur kamatvonesën. Pra, nuk ka asnjë penalitet për kredimarrësin.

Të gjitha kreditë e shtyra si pasojë e Covid-19 do të kenë një kod të veçantë për të monitoruar ecurinë e tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0