Familjet shqiptare po varfërohen gjithnjë e më shumë me krizën e çmimit dhe furnizimeve bazë. Ky është një faktor global, të cilit nuk mund t’i shmangemi. Por, shqetësimi shqiptar është se ende në vend nuk ka politika për nxitje të prodhimit të brendshëm, si formë për të zbutur ashpërsinë e krizës. Punëtorët ndërkohë mungojnë gjithnjë e më shumë, duke e lënë vendin të ekspozuar tërësisht nga valët ndërkombëtare të krizës
Nëse jeni ju ata që bëni blerjet e ushqimeve për familjen, e keni vërë re tashmë: çdo herë që shkoni në supërmarket çmimet janë më të larta. Por jo vetëm kaq, produket që blinit zakonisht kanë nisur të mungojnë. Pezullimet dhe vonesat e transportit ndërkombëtar të mallrave gjatë pandemisë, u bënë edhe më të dukshme me luftën në Ukrainë. Ajo që vijon të jetë një plagë e madhe për popullsinë dhe shtetin ukrainas, po bëhet tashmë dhimbja e përgjithshme e tregjeve botërore. Kujtoni ditën e parë kur dolët në rrugë dhe e gjetët naftën me çmimin 260 lekë litri, nga 190 që ishte në mbrëmjen para. Pas kësaj pati protesta, u ngritën borde të monitorimit të çmimeve dhe sot çcmimi është sërish afër 260 lekë/litër.
Ekspertët mendojnë se kriza e çmimeve sapo ka nisur. Sipas tyre, çmimet e larta dhe mungesa e produkteve në treg do të bëhen edhe më të dukshme ne muajt në vijim.
Një shqetësim global që kërkon politika globale por edhe shumë vëmendje lokale.
Fokusi tek rritja e prodhimit vendas do të duhej të ishte kryefjala e një vendi si Shqipëria.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.