Por Amoruso njihet më së miri për themelimin e Nasty Gal, një dyqan veshjesh online që filloi në moshën 22 vjeçare në vitin 2006 dhe që u bë një nga kompanitë me pakicë me rritje nmë të shpejtë, duke raportuar të ardhura mbi 100 milionë dollarë deri në vitin 2012.
Lexoni: Si u rrit kjo kompani nga zero në një vlerë prej 8.7 miliardë dollarësh?
Vetëm pak vite pas kësaj, kompania u shkatërrua – shitjet ranë, Amoruso dha dorëheqjen si CEO dhe në vitin 2016 ajo paraqiti falimentin. Në vitin 2017, ajo u ble nga kompania britanike e modës Boohoo.
Amoruso tani i kushton kohën e saj Girlboss dhe krijimit të një komuniteti për femrat sipërmarrëse. Girlboss po lançon sipërmarrjen e saj të fundit, një platformë sociale e stilit të LinkedIn që është projektuar që femrat të lidhen dhe të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.
“Është një vend për dikë që ka ose nuk ka një karrierë tradicionale, që mund të mos ketë tituj, por mund të jetë në rrugë të mbarë”, tha Amoruso për Business Insider së fundmi. “Ka shumë pak vende për të që të shkojë për të përfaqësuar jetën e saj sot”.
Por Amoruso nuk dëshiron që kjo të jetë vetëm e fokusuar në mënyrë profesionale, ajo dëshiron t’u japë femrave (dhe meshkujve nëse dëshirojnë të bashkohen), mundësinë për të sjellë më shumë personalitetin e tyre në faqen e tyre.
Përdoruesit bashkohen falas dhe kanë mundësinë për të bërë pyetje në forume për çdo gjë që lidhet gjerësisht me punën, produktivitetin ose mirëqënien, për shembull. Këto janë pyetje që nuk mund t’i kërkoni në Google, por që përdoruesit e tjerë mund të kenë ekspertizën për t’u përgjigjur. Ajo përdori “kur të kërkoni një rritje page?” si një shembull për këtë.
Ngjashëm me LinkedIn, ju mund të lidheni me përdorues të tjerë dhe të dërgoni mesazhe në platformë. Megjithatë, ju jeni i kufizuar për të bërë një kërkesë në ditë, e cila duhet të përfshijë një mesazh të detajuar se pse doni të lidheni me atë person. Ju do të mund të bisedoni me këtë person sapo ai të pranojë kërkesën. Kjo parandalon mesazhet e “padëshiruara”. Plus, do të thotë që përdoruesit kanë një qëllim me mesazhet që dërgojnë.
Ndërsa përdoruesit kanë mundësinë të ndajnë përvojat e tyre të punës, ata gjithashtu mund të ndajnë atë që ajo e përshkroi si “Momente Girlboss”.
Lexoni: Si e rriti ky sipërmarrës biznesin e tij nga 800 dollarë në një kompani 500 milionë dollarëshe
Këto janë arritje që nuk do të përkonin domosdoshmërisht në një rezyme – duke përfunduar me sukses një maratonë ose duke blerë një shtëpi për shembull.
“Këto gjëra janë me të vërtetë të rëndësishme për ne, por ne nuk jemi në gjendje t’i ndajmë së bashku me arritjet tona”, tha ajo. “Ky është vendi ku mund të keni një profil të këndshëm që ndani jo vetëm atë që bëni, por edhe kush jeni.”
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.