Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca njoftoi në rrjetet sociale hapjen e thirrjes për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi për fermerët dhe blegtorët që duan të përmirësojnë produktivitetin e tyre në fermë.
Programi i ndërtuar së bashku me Universitetin Bujqësor të Tiranës, synon ngritjen e fermave model në Shqipëri, nëpërmjet përhapjes së teknikave më të mira të kulturave bujqësore e kafshëve blegtorale dhe rritjes së rendimenteve në serra, ara, pemëtore, stalla përmes transferimit të njohurive dhe ndjekjes së teknikave më të mira bujqësore e blegtorale.
Lexo: U hodh si ide dhe në Shqipëri! Hapet në Itali shkolla për barinj: Ja si u vjen në ndihmë të rinjve në blegtori
Pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës prej disa kohësh ndjekin nga afër mbi 30 ferma.
Fermerët e përzgjedhur do të mund të shohin aplikimin në fermat e tyre të teknikave më të qëndrueshme të prodhimit dhe do të shërbejnë si ferma demonstruese për të gjithë fermerët e zonës, tha zonja Krifca.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.