Kreu i Dhomës së Diasporës: kjo është një nga krizat më të mëdha të pas viteve '70 - Business Magazine Albania

Kreu i Dhomës së Diasporës: kjo është një nga krizat më të mëdha të pas viteve ’70

Kreu i Dhomës së Diasporës

Pas vitit të vështirë pandemik shumëkush mendoi që, “kohë më të mira do të vinin”. Por, nisja e luftës në Ukrainë i shoi një herë e mirë shpresat. Ndonëse nuk ka prekur gjeografikisht mbarë botën, pasojat e kësaj lufte dhe të Covidit në ekonomi do të ndihen për një kohë të gjatë. Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Ardian Lekaj shpjegon në intervistën e mëposhtme se me çfarë pasojash pritet të përballet ekonomia botërore, së paku në katër vitet e ardhshme.

Z.Lekaj, si Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe sipërmarrës në logjistikën portuale, si e shihni situatën ekonomike në nivel ndërkombëtar? Ka shenja përmirësimi apo jemi drejt ndonjë krize të re ekonomike?

Sot mund të konfirmoj se nga pranvera e 2020 po kalojmë në dimrin e 2022. Dy vite më parë në një nga artikujt e mi (lexo këtu) u përpoqa të shpjegoj situatën ekonomike, inflacionin, hedhjen e parasë se tepërt në treg, rritjen e çmimeve, rritjen e pagave dhe stagflacionin. Termi i fundit pothuajse ishte harruar në ekonomi. Duke qenë se angazhimi im është pikërisht në sektorin e logjistikës portuale, sikurse ju e përmendet, kontakti është me çdo lëvizje që vjen nga deti dhe kalon nëpërmjet detit. Dhe meqenëse punoj pranë detit, po bëj një krahasim me dallgët:

Ne sot ndodhemi në mes të oqeanit dhe dallgët janë shumë të forta. Për ata që mendojnë se ekonomia ka rritje, po i siguroj se ne sot jemi në krizë dhe kriza sa po vjen dhe po përkeqësohet. Ne po varfërohemi çdo ditë që kalon. Kriza e sotme është një krizë globale dhe ndoshta një nga krizat më të mëdha që kemi njohur pas viteve ‘70. Unë parashikoj që kjo krizë sapo ka filluar dhe do të zgjasë me siguri deri në vitin 2026.

Kjo që po ndodh sot nuk është gjë tjetër, por vetëm fillimi i një “supercikli”. Bota deri me sot njeh 4 “supercikle” të lëndëve të para bazë, për industrinë. Supercikli i parë ishte në fillim të shekullit të kaluar e lidhur me revolucionin industrial të Shteteve të Bashkuara; Supercikli i dyti ishte i lidhur me situatën e Europës dhe Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore; Supercikli i tretë ndodhi me kërkesën energjetike të viteve ‘70; Supercikli i fundit është ai i pas viteve ‘90 me industrializimin e shpejtë të Kinës, e cila arriti kulmin në vitet 2003-2008, ku çmimet e produkteve të lartpërmendura u rritën me më shumë se 50%.

COVID-19 ishte vetëm arsyeja e fillimit të këtij “supercikli” të ri. Një gjë është fare e qartë dhe besoj se ky do të quhet “trazicion i gjelbërt”. Mjafton të dëgjosh planet ambicioze për mbrojtjen e natyrës në USA, apo planin “Next Generation” të EU, apo përpjekjet e Kinës për të qenë CO2 neutral, atëherë e kuptoni që kërkesa për lëndët e para do të rritet në forma të tjera për të ndërtuar infrastruktura të reja për energjinë. Disa industri metalesh si ajo e bakrit, aluminit apo e kobaltit po përgatiten për një 10 vjeçar të shkëlqyer.

Lexo: Kriza energjetike ka ringjallur tregun e qymyrit

Cilët janë faktorët kryesore të kësaj krize?

Situata gjeopolitike dhe ajo financiare ngre një sëre pyetjesh, të cilat akoma nuk mundësojnë një parashikim analitik rezultatesh dhe afatesh. Pyetje, të cilat në vetvete mbartin edhe faktorët që kanë krijuar këtë krizë janë: Çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë? Do të zgjerohet? Do të bëhet më intensive? Do të ndalojë? Si do të shkojnë marrëdhëniet Amerikë-Kinë? A vallë ata do të gjejnë së bashku një gjuhë komunikimi? Çdo të ndodhë me sistemin financiar botëror? A vallë do të jetë ngritja e përqindjes së interesit ajo që do të ulë inflacionin? Bota njeh edhe shembuj. P.sh. në vitet ‘70, nga ngritja e normës së interesit, shtetet e dobëta ekonomikisht kanë falimentuar plotësisht. Besoj se shumica e mban mend krizën financiare të vitit 2008 dhe gafat e Bankës Qendrore Europiane, ku vende si Greqia, Irlanda, Spanja, Portugalia, madje dhe Italia kaluan gati në gjendje shoku.

  • Kërkesë shumë e lartë e tregut pas izolimit të COVID-19, sidomos nga tregu kinez.
  • Problemet e përditshme logjistike, apo siç quhet ndryshe çrregullimi i “supply chain”
  • Spekullimet e ndryshme me produktet në treg.

Ajo që vazhdoj të theksoj është që printimi i parave dhe hedhja e tyre në treg për të mbajtur në këmbë ekonominë është gabimi më i madh që ka ndodhur në 2 vitet që lamë pas. Ky veprim vetëm se e vonon krizën dhe i rrit dallgët e oqeanit. Pas një veprimi të tillë, e vetmja gjë që do të ndodhë është rritja e falimentimeve, varfëria dhe polarizimi i mëtejshëm i shoqërisë. Vendet e pasura morën kredi, gjatë periudhës së Covidit kundrejt një interesi prej rreth 0%, kurse vendet e varfra paguajnë 5-10 %, ose nuk janë në gjendje të kreditohen.

Cilat do të jenë pasojat e kësaj krize që ne po përjetojmë?

Efektet negative të krizës janë si një emërues i përbashkët mbarëkombëtar. Sot të gjitha vendet po hasen me pothuajse të njëjtat probleme. Konkretisht, jemi në kushtet e një ç’globalizimi të thelluar. Tensionet e mëtejshme gjeopolitike, mungesa e fuqisë punëtore dhe si rezultat rritja e pagave, pabarazia sociale dhe një polarizim i mëtejshëm në të pasur e të varfër, ku të pasurit do të pasurohen akoma më tepër, rritja e pagave nuk do të mbulojë dot inflacionin, rritja e detyrimeve financiare nga individët dhe kompanitë, mungesa e “cash flow”, falimentimet, rritja e papunësisë dhe e varfërisë, janë rezultate të pranishme në mbarë botën.

Flitet për probleme pa rrugëzgjidhje. Qarkullojnë teori nga më të ndryshmet, por asnjëra nuk kap thelbin e çështjes. Cilat janë disa nga masat që do të ndihmonin në zbutjen e krizës z. Lekaj?

Bisedimet për rrugëzgjidhjen dhe ndalimin sa më të shpejtë të luftës në Ukrainë janë prioritare. Gjetja e një gjuhe të përbashkët Amerikë-Kinë dhe riaktivizimi i bisedave brenda G20, ulja e tensioneve gjeopolitike, rritja e normës se interesit brenda një limiti të kontrollueshëm dhe shkollimi dhe edukimi i gjeneratës së ardhme, në bazë të studimeve dhe orientimeve të karrierës dhe tregut të punës, do të ishin pritshmëritë e radhës për një treg më të koordinuar, duke parandaluar rreziqe më të mëdha.

E megjithatë “supercikli” ekonomik do të bëjë punën e vet. Ekonomia e tregut do të kërkojë një formë të re të kapitalizmit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0