Kredi me interes zero për shtëpi, për punonjësit e administratës - Business Magazine Albania

Kredi me interes zero për shtëpi, për punonjësit e administratës

300 punonjës të administratës publike do të përfitojnë kredi me interes zero për blerjen e banesës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ky vendim përbën një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të administratës publike, , duke u siguruar atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira.

“Një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të administratës publike, nëpërmjet një programi të veçantë që ofron kredi me 0% interes për blerjen e banesave, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve, duke u siguruar atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira dhe më të sigurta, pa u shpenzuar për interesat e kredisë”, u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale.

Ministri theksoi se përfituesit do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit dhe vëmendje të veçantë në këtë proces do të kenë arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj.

Këto kuota do të jenë të përvitshme, falë financimit nga buxheti i shtetit, miratuar në mbledhjen e një dite më pare të Qeverisë.

Gonxhja tha se për të përfituar nga ky program shume shpejt do të mundësohet aplikimi online përmes platformës e-albania.al. alfapress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0