Kozeta Liçaj, stilistja nga Vlora që ndërthur modernen me tradicionalen

Kozeta Liçaj, stilistja nga Vlora që ndërthur modernen me tradicionalen


Çdo ditë e më shumë po kthehemi tek tradicionalja. Punime me dorë, veshje tradicionale me elemente të modernes… Kozeta Liço është një nga këta gra, që ka hyrë në tregun shqiptar me një biznes të formatit të tillë.

Riprodhim i kostumeve autentike shqiptare dhe riprodhim i veshjes moderne të ndërthurura me atë tradicionale. Kështu e quan ajo biznesin e saj, i cili gjendet në qytetin e Vlorës. Në atelien e saj, Kozeta prodhon një sërë punimesh për mosha të ndryshme dhe për të dyja gjinitë. Në këto veshje ajo mundohet të shpalosë vlerat e kulturës së vendit tonë.

Lexo: 60 vjeçarja nga Berati i pëkushtohet biznesit

Në një kostum që vishte një nuse para shumë kohësh ajo fut elementë të modernes. Kjo është dhe risia që ajo mendon se ka sjellë përmes këtyre veshjeve. Biznesin e saj të veshjeve popullore ajo e ka ngritur me vetëfinancim. Për BusinessMag.al Kozeta thotë se ideja për nisjen e një biznesi të tillë, erdhi nga kërkesa që kishin grupet artistike për të tilla kostume. “Duke qenë se Vlora është një qytet që grumbullon turistë nga të katër anët e vendit dhe nga jashtë, gjithmonë kanë shfaqur interes për kulturën e vendit dhe zonave të ndryshme të Shqipërisë  dhe i thashë vetes që ndoshta është koha ta provoj këtë lloj biznesi”, thotë ajo.

Natyra e saj kreative dhe kërkuese gjithmonë është në kërkim të gjërave të reja dhe të bukura. 52 vjeçarja është gjithmonë në kërkim të sfidave të reja. Në këtë rrugëtim si sipërmarrëse ajo ka hasur edhe shumë probleme si për shembull vështirësia për t’u mbushur mendjen të tjerëve lidhur me vlerat e produktit të saj. Por, përpos kësaj, vështirësinë më të madhe e ka hasur në gjetjen e një stafi profesionist. Sipas saj për të prodhuar një kostum të tillë, duhet të jesh punëtor i kualifikuar.

Me shumë krenari na tregon se kostumet e saj i kanë veshur njerëz nga vende të ndryshme. E në fakt ky është edhe synimi i saj, të zgjerohet në Shqipëri, në rajon dhe më tej. Por për të bërë realitet këto plane Kozeta ka nevojë për ura lidhëse dhe bashkëpunime. Në këto tre vite ajo thotë se ka pasur rezultate të kënaqshme dhe se biznesi i saj po rritet.

Lexo: Anxhela Ferro, shqiptarja që do të dizenjojë mjetet e transportit në Francë

“Nëse i vendos një qëllim vetes, e çoj deri në fund, nuk lodhem. Jam natyrë energjike dhe besoj shumë në punën time. Jam shumë e sigurt që do të arrij aty ku synoj, duke punuar fort dhe duke kënaqur dëshirat e klientit tim”, thotë Kozeta për BusinessMag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0