Kostoja e një recete Covid sa 77% e rrogës minimale

Kostoja e një recete Covid sa 77% e rrogës minimale

recete COVID

Trajtimi në shtëpi i të sëmurëve me koronavirus kushton nga 18 mijë lek deri në 23 mijë lekë, në varësi të markës së ilaçeve.

Për të krijuar një ide të saktë, në emisionin ‘Me pak fjalë’, në Euronews, u llogarit se kjo kosto është të paktën sa 39% e rrogës mesatare mujore, apo të paktën sa  77% e rrogës minimale në Shqipëri dhe shumë më shumë se pensioni mesatar në vend.

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ u llogarit kosto e trajtimit të një të infektuari me Covid-19, bazuar në recetën e lëshuar nga mjeku specialist.

Lexoni: Bota tashmë ka ndryshuar: Si të krijojmë një realitet të ri profesional dhe personal

Kura Covid-19, për një person të infektuar është:

— Kurimi për 10 ditë me dy antibiotikë të ndryshëm;

— Kurimi me hollues standard të gjakut për rreth një muaj;

— Një kortizonik bazë për 10 ditë;

— Vitamina C dhe D për një muaj;

— Zink për një muaj;

— Ilaçe kundër temperaturës.

Kostoja e një kurimi të tillë e llogaritur shkon afërsisht në 18 mijë lekë, rreth 130 euro. Nga një recetë standarde Covidi, i vetmi medikament që rimbursohet është Xarelto, holluesi i gjakut.

Megjithatë, që të përfitohet rimbursim duhet të plotësohen shumë kushte nga pacienti dhe pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk e përfitojnë.

Nëse disa medikamente në këtë kurë zëvendësohen me marka më cilësore dhe më të fuqishme brenda kategorive përkatëse, atëherë kostoja shkon në rreth 23 mijë lekë, ose rreth 190 euro.

Por ka edhe shumë persona, të cilët nga frika apo kujdesi detyrohen që të marrin antiviral, i cili shitet në tregun informal nga 400 deri ne 800 euro. Antiviralët nuk janë të detyrueshëm.

Përveç antiviralëve, ka të sëmurë që bëjnë në kushte shtëpie terapi oksigjeni, e cila është sërish shumë e kushtueshme. Ajo shkon më shumë se sa 100 euro.

Prandaj, për shkak të antiviralëve dhe terapisë së oksigjenit, shumë vlerësime kanë dhënë shifra të mëdha dhe që nuk kanë lidhje me shumicën e atyre që kurohen në shtëpi.

Madje terapia e oksigjenit nuk këshillohet dhe duhet të bëhet në kushte shtëpie.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0