Kosovo Women 4 Women hap thirrjen për grante

Kosovo Women 4 Women hap thirrjen për grante


Kosova Women 4 Women hap thirrjen për grante në vlerë deri në 3 000 € për bizneset e vogla. Grantet janë pjesë e projektit ‘Women’s Opportunities in Market, Economy and Networking (WOMEN)’.

Afati i fundit për aplikim është 11 Shtator 2019. Aplikimi bëhet vetëm online dhe është i hapur për aplikuesit nga të gjitha komunat e Kosovës.

Qëllimet e grantit janë:

  • Krijimi i vendeve të reja të punës në Kosovë.
  • Zhvillimi i bizneseve të grave në Kosovë.
  • Rritja e konkurrencës në sektorin privat në Kosovë.
  • Përmirësimi i produkteve, proceseve dhe shërbimeve ekzistuese/të reja përmes inovacionit.
  • Rritja e eksportit të produkteve dhe shërbimeve të bizneseve të Kosovës.

Ky program financohet nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosovo, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit, ndërsa implementohet nga Kosova Women 4 Women.

Për më shumë informacione klikoni linkun http://www.k-w4w.org/sq/per-ne/mundesi/.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0