Kosovarët krijojnë makinën e parë elektrike - Business Magazine Albania

Kosovarët krijojnë makinën e parë elektrike


Të rinjtë e qendrës krijuese BONEVET kanë nisur një projekt shumë inovativ dhe ambicioz, pikërisht në kohën kur e gjithë vëmendja e industrisë është tek makinat elektrike.

Marrëveshja mes IPKO dhe BONEVET parashikon fillimin e mega-projektit pesëvjeçar të quajtur EVIB për konvertimin e makinës Renault Twingo, e cila tani përdor derivate të naftës dhe pas përfundimit do të funksionojë përmes rrymës, në mënyrë elektrike.

Prototipi i makinës elektrike, të cilën do ta bëjnë ekipi prej 6 anëtarësh në BONEVET ka përfunduar dhe pjesët përbërëse të kësaj makine janë shtypur përmes printerit në 3D. Realizimi i projektit do të bëhet në mes të vitit të ardhshëm në makinën ekzistuese Renault Twingo.

Ne jemi mahnitur me potencialin e këtyre të rinjve për të shndërruar idetë e tyre në produkte inovative që për bazë kanë mbrojtjen e mjedisit” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO, pas nënshkrimit të marrëveshjes me BONEVET.

Ndërkaq Vëllaznim Xhiha, themelues i BONEVET ka thënë se është krenar për arritjen e marrëveshjes së parë mes hapësirës krijuese Bonevet me industrinë e Kosovës. “Bonevet është një qendër, e cila e stimulon kreativitetin e të rinjve, e cila ka rëndësi shumë të madhe në krijimin e fëmijëve jo vetëm si teknikë, por edhe si persona. Në Bonevet fëmijët mësojnë të zbulojnë talentin e tyre – e kjo më pas ju hap atyre rrugën për karrierën e tyre profesionale.”

kosovaret-krijojne-makinen-e-pare-elektrike-businessmag

 

burimi: gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0