Kosova, nga një krizë virusi në një krizë ekonomike

Kosova, nga një krizë virusi në një krizë ekonomike


Kosova është në krizë ekonomike, por pas pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19, do të futet në një krizë edhe më të thellë, thonë ekspertë të fushës ekonomike. Kosova e cila ka pasur një rritje ekonomike mesatarisht rreth 4 për qind ka qenë e pamjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe problemet ekonomike dhe sociale.

Lexo: Çfarë dinë shkencëtarët për koronaviurs deri më tani? A jemi të mbrojtur nëse infektohemi njëherë?

Se pas pandemisë së koronavirusit, problemet do të përkeqësohen, e thonë edhe ekspertë, pasi që sipas parashikimeve edhe të Bankës Qendrore të Kosovë do të ketë një ulje të rritjes ekonomike nga 2 – 4% . Ndërkaq, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas pandemisë, ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 5%.

Masat e marra deri më tani nga Qeveria e Kosovës për të ndihmuar ekonominë konsiderohen të pamjaftueshme dhe me vonesa në zbatimin e tyre. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se struktura e Pakos Emergjente nuk shkon në drejtim të ruajtjes së sektorit privat, mbijetesës të një numri më të madh të ndërmarrjeve private dhe ruajtjes të sa më shumë vende të punës.

“Në një situatë të tillë edhe ndërhyrja dhe infuzioni financiar nga ana e shtetit duhet të jetë shumë më i madh dhe nuk duhet të ekspertimetojmë në këtë fazë. Kemi kërkuar një shumë më të madhe. Është aprovuar gati gjysma e 300 milionë që e kemi kërkuar”, thotë Zeka.

Banka Botërore në një raport të saj të publikuar gjatë kësaj jave po ashtu ka theksuar se edhe Kosova, ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit, do të pësojë tkurrje ekonomike në vitin 2020, si pasojë e masave parandaluese ndaj koronavirusit.

Lexo: Shkollat do të hapen gjatë verës? Propozimi vjen nga Britania

Zeka: Zgjatja e pandemisë do të thellojë krizën ekonomike

Për t’i dalë në ndihmë bizneseve, përmes Pakos Emergjente e cila kap shumën e rreth 180 milionë euro, Qeveria e Kosovës ka paraparë disa masa si ndihmë për bizneset. Disa nga këto masa kanë filluar të zbatohen, por disa nga masat që kanë të bëjnë me bizneset, thotë Zeka, kanë shumë paqartësi dhe vonesa në zbatim.

Ai kritikon institucionet e vendit për moskoordinim të duhur lidhur me masat që po merren për të ndihmuar ekonominë e vendit. Moskoordinimi i institucioneve, shton Zeka, do të ketë pasoja edhe më të mëdha në ekonomi.

“Si asnjëherë më parë vendi ka nevojë për një konsensus politik pasi që jemi në krizë. Zgjatja e pandemisë do të thellojë krizën. Mënyra se si do të përballojmë krizën dhe të dalim me sa më pak humbje pas përfundimit të pandemisë, do të varen nga veprimet e menjëhershme që duhet të merren e që mund të konkludoj që jemi vonë”, thotë Zeka.

 

Qeveria e Kosovës planifikon pako të dytë stimuluese:

Herolinda Xhuli, shefe e kabinetit në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, tha për Radion Evropa e Lirë se disa nga masat e pakos janë zbatuar e disa prej tyre do të fillohet gjatë ditëve në vijim. Për të zbatuar të gjitha masat e kësaj pakoje kërkohen mjete financiare për të cilat Qeveria e Kosovës ka paraparë t’i mbulojë me grante dhe borxhe.

Herolinda Xhuli sqaron se për huamarrje ndërkombëtare kërkohet aprovimi i Kuvendit të Kosovës.

“Për momentin po e shfrytëzojmë buxhetin aktual derisa të realizohet kredia. Dyfishimi i asistencës sociale është realizuar, te bizneset së shpejti këto ditë fillon aplikimi online që do të bëhet përmes sistemit të Administratës Tatimore të Kosovës pastaj fillon procesi. Ekzekutimi i pagesave bëhet në fund të muajit”, thotë ajo.

Lexo: Trajnim në menaxhimin e rrjeteve sociale nga ICTSlab

Kosova planifikon ta kalojë krizën e pandemisë me grante dhe borxhe

Pasi që të definohen edhe dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë nga pandemia, Xhuli thotë se do të ketë edhe një pako tjetër stimuluese nga qeveria. Për t’u përballur me virusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 Bashkimi Evropian ka ndarë 68 milionë euro për Kosovën. Sipas BE-së, 5 milionë do të shkojnë për nevoja të menjëhershëm për ta luftuar COVID-19, 50 milionë për ta përballuar krizën ekonomike si dhe 13 milionë do të transferohen në buxhet të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Kosovës 1.1 milion euro për luftimin e koronavirusit. Për të ndihmuar Kosovën, FMN-ja se ka miratuar kredinë në vlerë prej 51,6 milionë eurosh, ndihmë kjo që është në kuadër të Instrumentit për Financim të Shpejtë (RFI). Në Kosovë rastet e parë me koronavirus janë shënuar më 13 mars.

Lexo: Sigal kombinon paketat e sigurimit me shërbimin telemjekësor TeleDoc

Qeveria e Kosovës menjëherë ka marrë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke bërë kufizime të aktiviteteve ekonomike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0